
Vendoset pro ndjekjes penale për tre deputetët e PS-së
Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nuk ka dëgjuar sot në seanca dëgjimore të veçanta deputetët e Partisë Socialiste, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e imunitetit, lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit.
Duket se shkak për këtë është bërë një letër e dërguar nga ta, ku pranojnë heqjen e imunitetit, ndërsa shpjegimet pritet t'i japin në seancën plenare të radhës, sic thuhet në letër.
Megjithatë Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve është shprehur dakord për ndjekjen penale të tre deputetëve të PS-së.
Kështu, Këshilli do të dërgojë në Kuvend raportin për heqjen e imuniteteve të tre deputetëve, ku edhe pritet do të marrë miratimin. Më pas 3 deputetët do të mund të hetohen nga Prokuroria për ngjarjet e 21 janarit. Në mbledhjen e sotme, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë të ditur se janë caktuar relatorët që do të merren me hartimin e raportit që do i paraqitet Kuvendit, për të votuar kërkesën e prokurorisë për imunitetin e Tom Doshit, Taulant Ballës dhe Besnik Bares.
Nga PS, relator do të jetë deputeti Damian Gjiknuri dhe nga PD, Viktor Gumi. Nga kjo mbledhje, tha Topalli, mbetet përfundimisht të kemi dy raporte, hartimi të cilëve do të bëhet, për maxhorancën nga deputeti Viktor Gumi, ndërsa për opozitën është caktuar deputeti Damian Gjiknuri. Dy raportet do i paraqiten seancës plenare", tha Topalli.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi shpjegoi se në letrën e tyre tre deputetët janë shprehur se "i japin garancinë e plotë Këshillit të Rregullores që të votojë pro heqjes së imunitetit të tyre". (BW/INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj