
Berisha ka takuar kreun e komunës së Tetovës
Kryeministri Berisha priti dje në një takim Kryetarin e Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe delegacionin që e shoqëronte atë, njoftoi sot kabineti i kryeministrisë shqiptare.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi potencialet e mëdha që komuna e Tetovës ka, për bashkëpunim të gjithanshëm me Tiranën, por dhe me komuna e bashki të tjera të Shqipërisë. “Tetova ka një vend parësor në historinë tonë kombëtare dhe në këto vite ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme në fushën e arsimit, në fushën ekonomike e në të gjitha fushat e tjera”, ka theksur Berisha.
Kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti e falnënderoi kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe për mbështetjen që ai i jep popullit shqiptar që jeton në Maqedoni.
Kryetari i komunës së Tetovës e njohu Kryeministrin Berisha me projektet ambicioze që ai ka për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës. Në mënyrë të veçantë, ai u përqendrua në projektet e zhvillimit të turizmit dimëror në rajonin e Tetovës, i cili ka në këtë drejtim një nga potencialet më të mëdha në Ballkan.
Kryeministri Berisha dhe Kryetari i Komunës së Tetovës diskutuan gjithashtu për nxitjen e përbashkët të investimeve në të gjitha fushat, për bashëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe për aktivitetet e përbashkëta për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë si një festë e të gjithë shqiptarëve, si një mirënjohje e kontributit nga të gjitha trevat shqiptare dhe si një moment i rëndësishëm për të përcaktuar vizionin e shqiptarëve drejt të ardhmes së tyre në BE.
Kryeministri Berisha e siguroi Bexhetin se Qeveria, në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka me Maqedoninë, do të intensifikojë marrëdhëniet e gjithanshme me komunen e Tetovës dhe komunat e tjera me popullsi shqiptare nw kuadwr tw thellimit tw marrwdhwnieve me republikwn e Maqedonisë.
Nga ana e tij, Bexheti siguroi se Komuna që ai drejton është e hapur dhe po punon për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët dhe bizneset nga Shqipëria që duan të investojnë në Tetovë. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj