
Këshilli i mandateve dëgjon sot tre deputetët socialistë
Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve do të nisë sot shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë Tauland Balla, Besnik Bare dhe Tom Doshi. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të zhvillohet sot në orën 10:00 pritet të japin argumentat e tyre të tre deputetët socialistë ndaj akuzave të prokurorisë të dyshuar si organizatorë të protestës së dhunshme të 21 janarit.
Tre ditë më parë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për nisjen e procedurave për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë. Mbledhja e cila zgjati rreth 30 minuta u karakterizua me debate ku nuk munguan akuzat e ndërsjellta mes kryeparlamentares Topalli dhe kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi.
Të hënën Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë për të bërë të mundur sqarimin plotësisht të pozicioneve të tyre në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
"Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të “organizimit dhe pjesmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim të 3 deputetëve socialistë”- theksoi kryeprokurorja Ina Rama. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj