
Asamble e komunave për 100 vjetorin e pavarësisë
Me nismën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha do të formohet Asambleja e të gjitha njësive vendore shqiptare në 100 vjetorin e Ditës së Flamurit.
Basha këtë e theksoi në takimin e djeshëm që zhvilloi me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Tiranë. Por, ai ka shtuar se mbi këtë nismë ka mbështetjen edhe të kryetarit të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
“Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë 100-vjetor të ringritjes së Flamurit Kombëtar të Skënderbeut, së bashku me Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Tetovës, ne do të angazhohemi, për një Asamble të të gjithë njësive vendore shqiptare, apo të udhëhequr nga drejtues shqiptarë kudo që ndodhen, në hapësirat, trojet tona stërgjyshërore apo jashtë tyre, me qëllim që ky 100-vjetor të kthehet në një impuls energjie, frymëzimi, për të bashkërenduar punën midis gjithë hapësirave ku jetojnë shqiptarët dhe për të përmirësuar bashkëpunimin në fusha të tilla, si arti, kultura, sportet, turizmi, konkurset dhe natyrisht lidhje më të forta në botën e biznesit dhe midis qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë”, theksoi Basha, duke premtuar materializimin e shpejtë të kësaj nisme.
Në bashkëbisedimin mes zotit Basha dhe Bexheti u nënvizua nëvoja e vendosjes së një bashkëpunimi mes dy administratave, bizneseve dhe qytetarve të Tiranës dhe Tetovës, duke organizuar manifestime me moton “Ditët e Tetovës” në Tiranë dhe “Ditët e Tiranës” në Tetovë”.
Kryetari i Tetovës, Sadi Bexheti i bëri thirrje bizneseve në Tiranë që të investojnë në zonën e Pollogut dhe qendrat turistike si Kodra e Diellit. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj