advertisement
Fillimi | Shqipёri | Asamble e komunave për 100 vjetorin e pavarësisë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Asamble e komunave për 100 vjetorin e pavarësisë

Asamble e komunave për 100 vjetorin e pavarësisë

Me nismën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha do të formohet Asambleja e të gjitha njësive vendore shqiptare në 100 vjetorin e Ditës së Flamurit.

Basha këtë e theksoi në takimin e djeshëm që zhvilloi me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Tiranë.  Por, ai ka shtuar se mbi këtë nismë ka mbështetjen edhe të kryetarit të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. 

“Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë 100-vjetor të ringritjes së Flamurit Kombëtar të Skënderbeut, së bashku me Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Tetovës, ne do të angazhohemi, për një Asamble të të gjithë njësive vendore shqiptare, apo të udhëhequr nga drejtues shqiptarë kudo që ndodhen, në hapësirat, trojet tona stërgjyshërore apo jashtë tyre, me qëllim që ky 100-vjetor të kthehet në një impuls energjie, frymëzimi, për të bashkërenduar punën midis gjithë hapësirave ku jetojnë shqiptarët dhe për të përmirësuar bashkëpunimin në fusha të tilla, si arti, kultura, sportet, turizmi, konkurset dhe natyrisht lidhje më të forta në botën e biznesit dhe midis qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë”, theksoi Basha, duke premtuar materializimin e shpejtë të kësaj nisme.

Në bashkëbisedimin mes zotit Basha dhe Bexheti u nënvizua nëvoja e vendosjes së një bashkëpunimi mes dy administratave, bizneseve dhe qytetarve të Tiranës dhe Tetovës, duke organizuar manifestime me moton “Ditët e Tetovës” në Tiranë dhe “Ditët e Tiranës” në Tetovë”.  

Kryetari i Tetovës, Sadi Bexheti i bëri thirrje bizneseve në Tiranë që të investojnë në zonën e Pollogut dhe qendrat turistike si Kodra e Diellit. (INA)


Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
Bashkia Kamëz shpall “Qytetar Nderi” komandon Aleksandër Peci
Këshilli Bashkiak i qytetit Kamëz, në një mbledhje urgjente me propozim të kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, vendosi të shpallë “Qytetar Nderi” të Kamzës, ...
image
Vrasja e Eleni Bashos, policia arreston bashkëshortin
Policia e Tiranës ka zbuluar vrasjen e Eleni Bashos, farmacistes e cila u vra më 2 shkurt në Shkozë. I dyshuari për vrasjes është bashkëshorti ...
image
Partia “MEGA” kërkon hapur shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit
Për herë të parë pas kaq vitesh politikanë dhe drejtues të partisë së minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri “MEGA” kanë kërkuar hapur Autonominë e ...
image
Zbardhen detajet si ndodhi sulmi ndaj shqiptarëve në Kandahar
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kanë arritur të zbardhin çfarë ndodhi një ditë më parë në Afganistan ku u ...
image
Sulmi afgan në Kandahar, Nëntetar Peçi dërgohet në Gjermani
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura bëri të ditur sonte se sipas raportit të dhënë nga Përfaqësuesi i FA në Shtabin e operacionit ISAF ...
image
Një komando i vrarë dhe një i plagosur në Afganistan
Dy komando shqiptarë janë sulmuar sot në Afganistan. Ngjarja është regjistruar në Kandahar, në orën 15:05, ku në drejtim të komandove të Kontigjentit “Eagle-4”, është ...
image
Berisha: Etërit e diktaturës uzurpuan PS-në
Kryeministri Sali Berisha në përvjetorin e 21-të të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha nga qendra e Tiranës, akuzoi liderin e opozitës Edi Rama ...
image
Zgjedhjet nëpër universitetet publike në Shqipëri
Studentë dhe stafi akademik do të votojnë sot për të zgjedhur drejtuesit e Universiteve dhe Fakulteteve në kuadër të Universitetit të Tiranës dhe 11 universiteteve ...
image
Sot shënohet 21-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës
20 shkurti i vitit 1991 ka hyrë në kujtesën historike të popullit shqiptar si dita kur u përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha, i vendosur ...
image
Nis punën Komisioni për xhaminë e madhe të Tiranës
Komisioni për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, iniciuar nga Bashkia e Tiranës dhe miratuar nga Këshilli Bashkiak ka nisur nga puna. Komisioni përbëhet nga Kryetari ...
image
Katër komuna akoma të bllokuara në Qarkun e Kukësit
Situata e krijuar nga reshjet e borës ka sjellë mjaft probleme në Qarkun e Kukësit. Megjithatë thuajse gjithë rrugët kryesore në këtë qar tashme janë ...
image
Spahiu: AK-ja nuk do jetë në koalicion me asnjë parti
Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri të ditur se AK-ja ka nisur lëvizjen politike duke hedhur poshtë çdo mundësi për të hyrë ...
image
Pavarësia në Tiranë shënohet me hapjen e rrugës "Ibrahim Rugova"
Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës do të zhvillojë ceremoninë me rastin e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim ...
image
Durrës, sekuestrohen 5 kg heroinë
Pesë kilogramë heroinë janë sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit. Droga është gjetur në mjetin tip Benz Kamionçinë, me targë AA 225 AS, gjatë një ...
image
Pas veriut dhe verilindjes, dëbora bllokon edhe jugun e Shqipërisë
Ndërsa veriu i vendit, verilindja dhe juglindja mbeten nën pushtetin e dëborës prej dy javësh, moti i acartë me reshje të dendura dëbore ka goditur ...
Next