
Parlamenti refuzoi fjalimin e Spahiut
Parlamenti i Shqipërisë ka refuzuar kërkesën e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu për të folur në seancën plenare. Refuzimi i kërkesës së Spahiut, Kuvendi e argumenton me faktin se është në kundërshtim të rregullores së Parlamentit.
“Në përgjigje të shpresës suaj nr 105, datë 26.01.2012 luteni të lexoni rregulloren e Kuvendi të Shqipërisë. Ju nuk mund të flisni në seancë pleanre” thuhet në shkresën e Parlamentit drejtuar Spahiut.
Ndërkohë Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu i dërgoi më herët një letër kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ku i kërkonte kësaj të fundit t`i japë të drejtën për të folur në seancën plenare të Kuvendit.
Ndërsa ka kujtuar largimin e tij nga komisioni i ligjeve, Spahiu ka theksuar se komisioni i ligjeve i ka mohuar të drejtën e fjalës prandaj ai duhet të flasë në seancën plenare përpara se Kuvendi të japë një vendim për nisjen e procedurës së shkarkimit të tij.
Në letrën e tij, Spahiu thekson se Parlamenti ka detyrim kushtetues që të dëgjojë argumentat e tij, në mënyrë që të garantohet një proces i rregullt ligjor.
Ndërkohë Parlamenti miratoi sot vetëm me votat e maxhorancës ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Kërkesa e paraqitur nga disa deputetë të Partisë demokratike mori 73 vota pro dhe 57 kundër ndërsa deputetët e opozitës ashtu siç e paralajmëruan më herët nuk e votuan ngritjen e komisionit. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj