
Sekuestrohen 150 kg marihuanë në kufirin Shqipëri - Greqi
Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 150 kg marihuanë ndërsa ka shpallur në kërkim 6 persona, informon Ora News.
Gjatë operacionit të koduar “Akulli” i ndërmarrë nga sektori kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës në vendin e quajtur Pylli i Katundës në kufi me shtetin grek është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie prej 150 kg lëndë narkotike ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e poseduesve të saj.
Mësohet policia është vënë në ndjekje të 6 personave të cilët po transportonin 4 çanta të mëdha me drogë në shtetin grek por me të vënë re policinë transportuesit kanë shkëmbyer zjarr me policinë ndërsa më pas kanë braktisur lëndën narkotike dhe 3 pistoleta dhe janë larguar drejt shtetit grek.
Në ndihmë të sektorit të narkotikëve të drejtorisë së qarkut Gjirokastër kanë ardhur edhe efektiva të policisë kufitare dhe shqiptare dhe policisë greke të cilët po vijojnë operacionin për kapjen e 6 transportuesve të drogës. (INA)
PDSH nismë për shfuqizimin e Marrëveshjes policore Maqedoni – Serbi
PDSH do të kërkojë shfuqizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim policor midis Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo është theksuar sot nga shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetari i ...- Këngë tmerruese antishqiptare qarkullon nëpër Maqedoni (27)
- Bashkëpunimi mes PDSH dhe RDK nxit mosmarrëveshje (15)
- Shfaqet organizata paramilitare maqedonase MOS (13)
- Tifozët maqedonas demolojnë shëtitoren në Gostivar (12)
- Bllok opozitar shqiptar pa PDSH-në (12)
- Kush po luan me zjarrin në Maqedoni (10)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj