advertisement
Fillimi | Shqipёri | Arrestohet shqiptari i përfshirë në rrëmbimin e gazetarit grek
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Arrestohet shqiptari i përfshirë në rrëmbimin e gazetarit grek

Arrestohet shqiptari i përfshirë në rrëmbimin e gazetarit grek

Një gazetar grek, 28 vjeçar, drejtues i një emisioni shumë të njohur programi mëngjesi në televizion kombëtar grek, u mor peng nga katër persona ku njëri ishte shqiptar dhe sot ra në pranga.

Ngjarja i ka fillesat në 24 qershorin e kaluar kur gazetari 28 vjeçar u mor peng në banesën e tij në Athinë, raporton agjencia e lajmeve NOA. Në foto po shikoni pallatin ku u krye rrëmbimi.

Ishte një 47 vjeçar shqiptar i cili së bashku me dy shtetas nga Moldavia, përkatësisht 26 dhe 30 vjeç, ata të cilët rrëmbyen gazetarin.

Keqbërësit i zunë pritë tek ashensori i pallatit dhe pasi e çuan në parking i vunë një maskë në kokë dhe pranga në duar.

Më tej e çuan me një makinë, pronë e 47 vjeçari shqiptar, në zonën e Varvarovis. Atje, i riu u mbajt peng për 16 ditë me radhë. Rrëmbyesit njoftuan familjen dhe i thanë se nëse e donin sërish të gjallë duhet të paguanin 4 milionë euro dhe të mos lejonin që të fuste hundët policia.

Bisedat telefonike që bënë agresorët me babanë e gazetarit i cili gjendej në Qipro, bënë që të bihej dakord për të paguar një milion euro.

Pagesa u bë më 10 korrik 2011 dhe rrëmbyesit e lanë të lirë pengun e tyre. Ata e lanë të braktisur në një rrugë në periferi të Athinës, por policia refuzoi të detajojë si u bë shkëmbimi i një milion euro me pengun.

Gjatë gjithë kësaj kohe deri sot në mëngjes, asgjë nuk dihej për rrëmbyesit. Gazetari i tha policisë se për 16 ditë rresht u mbajt me kapuç në kokë dhe asnjëherë nuk pati rastin t’i shihte rrëmbyesit e tij por kishte kuptuar se nuk ishin grekë.

Policia me arrestimin që i bëri sot 47 vjeçarit shqiptar tha se sekuestroi dhe makinën me të cilën u krye pengmarrja.

Kurse ka zbardhur dhe skemën e rrëmbimit. Shqiptari dhe dy moldavët kishin punuar në pallatin ku jetonte gazetari, pak muaj para se ai të banonte atje. Kishin mësuar se i ati i gazetarit kishte para dhe se kishte blerë tre apartamente në pallatin që po ndërtohej.

Duke qenë se njihnin dhe strukturën e ndërtesës, kishin hyrë pa vështirësi dhe kishin përgatitur planin e rrëmbimit që u funksionoi.

Ndërkohë, 47 vjeçari shqiptar tha se kishte marrë 250 mijë euro nga shuma një milion që morën. Ai tha se nuk i kishte paratë sepse i kishte dërguar në Shqipëri. 750 mijë euro i morën tre moldavët të cilët ishin larguar për në Moldavi dhe nuk janë kthyer më. (NOA/INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Shqipёri
Previous
image
PD dhe PS paralajmërojnë rikthimin e krizës politike në Shqipëri
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë ashpërsuar deklaratat duke paralajmëruar krizë politike dhe humbjen e statusit të vendit kandidat në BE.  Zgjedhja e presidentit dhe reformat ...
image
Rama: Sistem unik arsimor me Kosovën
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me promovimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ndërsa ka vlerësuar ...
image
Berisha: Fqinjët të çlirohen nga shqiptarofobia
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka porositur fqinjët e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit që të çlirohen nga shqiptarofobia. ...
image
Islami i gatshëm për kandidaturën për president
Deputeti Kastriot Islami është i gatshëm të kandidojë për postin e Presidentit të vendit, në rast se do të ketë ndonjë propozim nga palët. Gjatë ...
image
Topi vizitë në SHBA
Presidenti Topi i cili ndodhet prej ditës së djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrë pjesë sot në Debatin e Nivelit të ...
image
Universiteti Kristal, "zhduken" procesverbalet e Renco Bosit
Zhduken” 39 procesverbalet e notave të Renzo Bos si-t në Universitetin jopublik “Kristal” në Tiranë. Hetuesit e çështjes “Bosi” kanë zbarkuar sërish pranë universitetit privat ...
image
Topalli: Populli turk ka shumë gjak shqiptari
Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli ka theksuar se tek populli turk ka shumë gjak shqiptari.  Ai këtë e ka theksuar gjatë takimit me homologun e ...
image
Kapen 118 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek
Kapen 118 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek ndërsa janë arrestuar dy të rinj, njëri prej të cilëve një shtetas shqiptar. Sipas informacioneve policia kufitare e Delvinaqit ...
image
Prifti: Nuk ka komunikim Berisha - Meta
Ish-ministri i Ekonomisë në Shqipëri, Dritan Prifti i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në News 24 ka komentuar zhvillimet më të fundit politike ...
image
Kreu i Asamblesë turke Çiçek viziton sot Tiranën
Me ftesë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, mbërrin sot për një vizitë dy ditore në Shqipëri, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë ...
image
11 shqiptarë në pranga për trafik droge në Venecia
Policia italiane ka shkatërruar sot dy banda shqiptare të trafikimit të kokainës ndërsa janë arrestuar 11 shqiptarë, transmeton Ora News.  Lajmi bëhet i ditur nga mediat ...
image
Sot finalizohet puna për Reformën Zgjedhore
Sot finalizohet puna për reformën elektorale. Mbledhja e sotme e Komisionit për Reformën Zgjedhore duket se do të përcakojë fatin e kodit të ri elektoral.  Komisioni ...
image
Vlorë, kapen 108 kg drogë "canabis sativa"
Pas një javë hetimesh efektivët e antidrogës në komisariatin e Vlorës kanë sekuestruar 108 kg drogë e llojit hashash, duke vënë në pranga edhe dy ...
image
Mitropolit Andreas: Me luftë do të ndriçojmë Epirin e Veriut
“Me bashkim dhe luftë do të ndriçojmë qiellin e Epirit të Veriut". Nën këtë parullë janë zhvilluar ditën e djeshme në Delivnaqi festimet në përkujtim ...
image
Harmonia ndërfetare tek shqiptarët është rast unik
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për modelin shqiptar i harmonisë ndërfetare, duke e cilësuar atë si rast unik në të gjithë botën. Topalli ishte ...
Next