
Parlamenti shqiptar sot për shkarkimin e Spahiut
Parlamenti Shqiptar do të shqyrtojë sot kërkesën e demokratëve për shkarkimin nga detyra të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Në axhendën e miratuar pa konsensusin e opozitës, është parashikuar edhe votimi për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë veprimtarinë e Zv.kryetarit të KLD-së Spahiu.
Maxhoranca në kërkesën e saj argumenton se Spahiu ka shkelur ligjet, duke cënuar dinjitetin e institucionit që ai drejton, ndaj dhe nevojitet një komision hetimor.
Nisma e maxhorancës, një javë më parë është kundërshtuar nga nënkryetari i KLD-së, e cila sipas tij nuk ka asnjë mbështetje kushtetuese.
Opozita ka deklaruar se nuk do të japë votën e saj në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor ndaj nënkryetarit të KLD-së pas akuzave se ai ka shfrytëzuar postin për të kryer veprimtari politike.
Gjithashtu Parlamenti do të njihet sot zyrtarisht edhe me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë Tom Doshi, Besnik Bare dhe Taulant Balla si organizatorë të protestës së 21 janarit. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj