advertisement
Fillimi | Rajon | Rama sot në Preshevë, liderët lokal ftohen në Tiranë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Rama sot në Preshevë, liderët lokal ftohen në Tiranë

Rama sot në Preshevë, liderët lokal ftohen në Tiranë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka planifikuar ditën e sotme një vizitë në Serbi, për t'u takuar me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kjo pritet të jetë një nga vizitat e para ku një lider kryesor politik nga Tirana viziton komunitetin shqiptar në këtë pjesë të Ballkanit, pas vizitës së ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta në mars të vitit 2010.

Edhe pse pika kryesore e axhendës është promovimi i librit “Kurban”, natyrshëm pjesë e saj presupozohet të  jenë dhe takimet me drejtuesit e partive politike dhe të zgjedhurve vendorë që përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, ashtu sic ndodhi kur z.Rama promovoi librin në  Prishtinë  dhe në Tetovë. Por duket se vizitës së kreut të PS-së, diplomacia shqiptare e Tiranës i ka paraprirë me një tjetër axhendë.

Ndërsa Edi Rama ka planifikuar takime me drejtuesit e partive shqiptare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar për një takim që do të mbahet pikërisht me përfaqësuesit e këtij komuniteti nga Lugina e Preshevës në Tiranë në të njëjtën ditë, sot e shtunë.

Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka konfirmuar praninë e deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë Riza Halimi, kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Galip Beqiri dhe kreun e komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.

“Të shtunën, ora 10.00, zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto pret përfaqësues shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Konkretisht do të jetë i pranishëm z. Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik; Galip Beqiri, kryetar i KNSH dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit. Në takim do të diskutohet për thellimin e komunikimit me autoritetet shqiptare të Preshevës, veçanërisht për mbështetjen që Qeveria shqiptare jep në drejtim të arsimit dhe kulturës”, njofton Zyrat e Shtypit e Ministrisë së Jashtme.

Vizitat e përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës në Tiranë prej kohësh janë procese normale komunikimi mes qeverisë shqiptareve dhe komunitetit shqiptar në Serbi, por  përplasja e axhendave këtë herë duket se nuk është e rastësishme për vetë faktin se zhvillohen në të njëjtën ditë.

Pas vizitës në Kosovë, Maqedoni dhe Selanik, kjo është vizita e radhës e kreut të PS-së si pjesë e turit për promovimin e librit “Kurban”. Por Presheva përbën një veçanti, pasi që prej vendosjes së kufijve shtetërorë në Ballkan, janë të pakta vizitat e zyrtarëve të lartë nga Tirana në këtë pjesë të Serbisë që banohet nga shumicë shqiptarësh.

Vizita më e lartë e një zyrtari shqiptar në Luginën e Preshevës është ajo e vitit 2010 nga zëvendëskryeministri dhe ministri  i Jashtëm Ilir Meta.

Edi Rama, pas promovimit të "Kurban" në Preshevë, ka parashikuar të shkojë këtë të diel në Athinë dhe pas disa ditësh edhe në Vjenë. (NOA/INA)

 

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Daçiq kërcënon pas sulmit të post-bllokut në Dobrosin
Ministri i punëve të brendshmë të Serbisë Ivica Daçiq pas sulmit ndaj punktit policorë në Dobrosin në  një konferencë për gazetarët ka thënë se nuk do ...
image
Në Greqi betohet qeveria teknike
Një ceremoni tepër e shkurtër, që është transmetuar drejtpërsëdrejti nga shumë media botërore në mëngjesin e së enjtes, ka qenë ajo e betimit të qeverisë ...
image
Shqiptarët të kthehen dhe të votojnë masivisht në Medvegjë
Shqiptarët masivisht të shkojnë dhe të votojnë në Medvegjë, në zgjedhjet lokale të caktuara për 24 qershor.  Ky mesazh vjen nga një grup intelektualësh shqiptarë që ...
image
Në Greqi pritet sot formimi i Qeverisë së përkohshme
Udhëheqësit grek do të takohen sërish sot për të formuar një qeveri të përkohëshme për të udhëhequr vendin e zhytur në një krizë të thellë ...
image
Goranë e myslimanë shndërrohen në bullgarë
Kërkesat e shumë banorëve të Kosovës për pasaportat e huaja serbe dhe maqedonase kanë tash një “konkurrent” serioz: pasaportat e shtetit të Bullgarisë. Me këtë ...
image
Greqia drejt zgjedhjeve të reja
Pavarësisht përpjekjeve Greqia shkon ne zgjedhje te reja pasi në takimin që u zhvillua sot mes krereve te partive politike parlamentare me presidentin e vendit ...
image
Greqi, plani për Qeveri ekspertësh
Presidenti grek Karolos Papulias sot pritet të vazhdojë negociatat me liderët e partive politike për formimin e koalicionit me një kabinet qeveritar ekspertësh.  Negociatat mbrëmë janë ...
image
Vazhdojnë bisedimet për koalicionin grek
Bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar në Greqi kanë dështuar përsëri të prodhojnë marrëveshje.  Mediat shtetërore raportojnë se presidenti Karlos Papulias do të takojë udhëheqësit e ...
image
Sky News: Qeveri e re greke pa Cipras
SKY NEWS njofton se palët politike në Greqi, kanë rënë dakort për një qeveri me mandat 2 vjeçar, pa pjesëmarrjen e koalicionit të Cipras.  Lajmi vjen ...
image
Tentimet e fundit për Qeverinë e re greke
Presidenti i Greqisë, Karolas Papulias, i ka ftuar tre liderët kryesorë politikë për biseda për formimin e qeverisë së koalicionit për ditën e nesërme, në ...
image
Medvegjë, zgjedhjet lokale më 24 qershor, partitë shqiptare me një listë
Komuna e Medvegjës ishte ndër komunat e vetme ku nuk u mbajtën zgjedhjet lokale të 6 majit në kuadër të zgjedhjeve në Serbi, informon agjencia ...
image
Dështon përpjekja e tretë për formimin e Qeverisë së re greke
Ka dështuar edhe përpjekja e fundit nga PASOK për formimin e koalicionit qeveritar në Greqi, pas zgjedhjeve të 6 majit.  Mandatari Evangelos Venizelos nga PASOK nuk ...
image
KRZ konfirmon zgjedhjen e një deputeti shqiptar në Serbi
Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi mbrëmë ka konfirmuar fitoren e një deputeti shqiptar në zgjedhjet e 6 majit në kuadër të Listës së Koalicionit të ...
image
Aeroplani sportiv italian përcillet nga aeroplanët ushtarak në Serbi
Autoritetet e fluturimeve në Kroaci, janë duke mbledhur informata lidhur me atë se a ka fluturua ditën e mërkure mbi hapësirën ajrore kroate aeroplani sportive ...
image
Venizelos merr mandatin për krijimin e qeverisë greke
Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos ka marrë sot mandatin për krijimin e qeverisë së re greke. Pas dështimit të liderit të Koalicionit të së majtës ...
Next