
Rama sot në Preshevë, liderët lokal ftohen në Tiranë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka planifikuar ditën e sotme një vizitë në Serbi, për t'u takuar me shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Kjo pritet të jetë një nga vizitat e para ku një lider kryesor politik nga Tirana viziton komunitetin shqiptar në këtë pjesë të Ballkanit, pas vizitës së ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta në mars të vitit 2010.
Edhe pse pika kryesore e axhendës është promovimi i librit “Kurban”, natyrshëm pjesë e saj presupozohet të jenë dhe takimet me drejtuesit e partive politike dhe të zgjedhurve vendorë që përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, ashtu sic ndodhi kur z.Rama promovoi librin në Prishtinë dhe në Tetovë. Por duket se vizitës së kreut të PS-së, diplomacia shqiptare e Tiranës i ka paraprirë me një tjetër axhendë.
Ndërsa Edi Rama ka planifikuar takime me drejtuesit e partive shqiptare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar për një takim që do të mbahet pikërisht me përfaqësuesit e këtij komuniteti nga Lugina e Preshevës në Tiranë në të njëjtën ditë, sot e shtunë.
Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka konfirmuar praninë e deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë Riza Halimi, kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Galip Beqiri dhe kreun e komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.
“Të shtunën, ora 10.00, zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto pret përfaqësues shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Konkretisht do të jetë i pranishëm z. Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik; Galip Beqiri, kryetar i KNSH dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit. Në takim do të diskutohet për thellimin e komunikimit me autoritetet shqiptare të Preshevës, veçanërisht për mbështetjen që Qeveria shqiptare jep në drejtim të arsimit dhe kulturës”, njofton Zyrat e Shtypit e Ministrisë së Jashtme.
Vizitat e përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës në Tiranë prej kohësh janë procese normale komunikimi mes qeverisë shqiptareve dhe komunitetit shqiptar në Serbi, por përplasja e axhendave këtë herë duket se nuk është e rastësishme për vetë faktin se zhvillohen në të njëjtën ditë.
Pas vizitës në Kosovë, Maqedoni dhe Selanik, kjo është vizita e radhës e kreut të PS-së si pjesë e turit për promovimin e librit “Kurban”. Por Presheva përbën një veçanti, pasi që prej vendosjes së kufijve shtetërorë në Ballkan, janë të pakta vizitat e zyrtarëve të lartë nga Tirana në këtë pjesë të Serbisë që banohet nga shumicë shqiptarësh.
Vizita më e lartë e një zyrtari shqiptar në Luginën e Preshevës është ajo e vitit 2010 nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta.
Edi Rama, pas promovimit të "Kurban" në Preshevë, ka parashikuar të shkojë këtë të diel në Athinë dhe pas disa ditësh edhe në Vjenë. (NOA/INA)
PDSH nismë për shfuqizimin e Marrëveshjes policore Maqedoni – Serbi
PDSH do të kërkojë shfuqizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim policor midis Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo është theksuar sot nga shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetari i ...- Këngë tmerruese antishqiptare qarkullon nëpër Maqedoni (27)
- Bashkëpunimi mes PDSH dhe RDK nxit mosmarrëveshje (15)
- Shfaqet organizata paramilitare maqedonase MOS (13)
- Tifozët maqedonas demolojnë shëtitoren në Gostivar (12)
- Bllok opozitar shqiptar pa PDSH-në (12)
- Kush po luan me zjarrin në Maqedoni (10)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj