
Përkujtohet 12 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së
Në Bujanoc me një akademi solemne u shënua 12 vjetori i daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
”E filluam kur ishim të bashkuar” ishte motoja e aktiviteteve të ndryshme të organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së në Luginë.
Kryetari i OVL të UÇPMB-së, Ramadan Ismaili theksoi rolin dhe rëndësinë e kësaj ushtrie për parandalimin e dhunës shtetërore Millosheviqit.
"Gjithmonë veprat e mëdha i kanë njerëzit e mëdhenj të cilët u qëndrojnë prapa, andaj sot jemi mbledhur këtu që t`i nderojmë ata, e ata janë Dëshmorët e luftës së lavdishme”, theksoi Ismaili.
Në këtë akademi ishin të pranishëm përfaqësuesit politkë e institucional të shqiptarëve të Preshevës e Bujanocit, familjar të dëshmorëve, invalid e ish ushtar të UCPMB-së.
Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është demobilizuar në maj të vitit 2001 si domosdoshmëri e respektimit të Marrëveshjes së Konçulit të arritur mes palës shqiptare dhe asaj serbe në ndërmjetësimin e NATO-së si forcë ndërkombëtare. (Rijad Demiri/INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj