
Senatori Kirk ka filluar të flas, pas goditjes në tru
Zyra e senatorit republikan Mark Kirk bëri të ditur se është përmirësuar gjendja e senatorit dhe se ai vazhdon të mbetet nën regjim spitalor në në spitalin "Northëestern Memorial Hospital" në Çikago.
Dr. Fessler theksoi se senatori Kirk ishte i vetëdijshëm dhe nisi të flasë duke kërkuar telefonin e tij celular, një dëshirë që mjekët nuk ia "plotësuan".
Ai është optimist se senatori Kirk do të shërohet shumë shpejt dhe do të marrë përsëri aftësitë e plota të tij mendore.
Në Capitol Hill - Dhomën e përfaqësueseve , të martën në darkë një karrige u la bosh gjatë fjalimit drejtuar Kombit nga Presidenti Barack Obama.
Presidenti amerikan Barack Obama mbajti fjalimin e tij të tretë për gjendjen e vendit, ku prezantoi një plan të ri ekonomik karrikja bosh ishte ngjitur me atë të senatorit demokrat Joe Manchin, nga ëest Virginia i cili gjatë një dreke javën e kaluar me Kirk kishin planifikuar për t'u ulur afër me njeri tjetrin në fjalimin vjetor për gjendjen e vendit, të Presidenti amerikan Barack Obama , thanë gazetarët .
Mark Kirk, fitoi vendin e tij në Senat në zgjedhjet e parakohshme në shtetin e Illinoi në 2010, duke zënë vendin e Barack Obamës, pasi kishte shërbyer 10 vjet në Kongres nga Qarku i Veriut në Çikago. Ai ishte piloti i ushtrisë amerikane që mori pjesë në bombardimet kundër caqeve serbe në luftën e Kosovës. (B.Sina/INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj