
Në Çikago shqiptaro-amerikanët urojnë shërimin e senatorit Mark Kirk
Komuniteti Shqiptaro -Amerikan, Shoqata Shqiptaro - Amerikane dhe tw gjitha asociacionet e tjera shqiptare nw ]ikago dhe pjeswt tjera tw SHBA-ve kanë marrë me shqetësim lajmin për sëmundjen e rëndë të sulmit në tru të senatorit Mark Kirk,i cili tashmë është nën kujdesin përmanent të konzeliumit të mjekëve në Spitalin Northwest Memorial në Çikago.
"Për mikun e tyre ata urojnë sherim dhe kthimin e tij në detyrat e shtetit amerikan në Senat në Shtëpinë e Bardhë në Nju Jork. Senetari Mark Kirk është një nga senatorët dhe kongresistët që e njohin për së afërmi çështjen shqiptare në Ballkan dhe me angazhimin e tij në vitin 1999 si pilot i aviacionit luftarak të NATO-s ishte në krah të luftës për liri ,demokraci dhe pavarësi të shtetit të ri të Kosovës.Në të gjitha takimet tona me mikun e popullit shqiptar, dëgjonim zërin e tij të respektit - Ku jeni shqiptarët e mi,,për të vazhduar refrenin e tij prej ushtarakut dhe të profilit politik modern - Rroftë Kosova Republikë", theksohet nw komunikatwn e drejtuar nga organizatat e shqiptarwve nw SHBA.
Në takimin e fundit që pati KSHA-ja me senatorin Mark Kirk, si çdoherë ai interesohej për spektrin e gjerë politik dhe të zhvillimeve më të reja në Ballkan dhe rreth çështjes shqiptare. "Me këtë rast ai shprehte dëshirën që bashkë me miqtë e tij shqiptaro-amerikanë të bëjë një vizitë pune në Prishtinë,Tiranë dhe Shkup për të qëndruar më afër rrjedhave politike dhe të avansimit të mëtejmë të çështjes shqiptare për integrimin e tyre në të gjitha rrafshet politike të institucioneve ndërkombëtare dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-në", theksojnw organizatat shqiptaro-amerikane. (Skënder Karaçica/INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj