advertisement
Fillimi | Rajon | Tre shqiptarë nga Tetova humbën jetën në aksidentin afër Preshevës
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Tre shqiptarë nga Tetova humbën jetën në aksidentin afër Preshevës

Tre shqiptarë  nga Tetova humbën jetën në aksidentin afër Preshevës

Bëhet fjalë për tre shqiptarë nga Tetova: Besim Fetai -38 vjeç, Femi Fetai - 25 vjeç dhe Osman Osmani - 55 vjeç.

Nga korrespodenti Rijad Demiri/INA

Janë publikuar emrat e tre viktimave që humbën jetën në aksidentin në magjistralen Vranjë - Shkup, në afërsi të Preshevës. 

Bëhet fjalë për tre shqiptarë nga Tetova: Besim Fetai -38 vjeç, Femi Fetai - 25 vjeç dhe Osman Osmani - 55 vjeç. 

Ata po udhëtonin me makinën e tyre "Audi", kur në orët e hershme të mëngjesit janë përplasur rëndë dhe kanë hyrë nën rrotat e një kamioni me targa greke. 

Sipas njoftimeve të policisë serbe, shkaqet e aksidentit janë rruga me borë dhe e rrëshqitshme. 


 

12: 34 - Dy veta kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrugën magjistrale Vranjë - Shkup, në afërsi të Preshevës. 

Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve INA, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06.30 në magjistralen në afërsi të Preshevës, me ç`rast një makinë me targa të Maqedonisë është përplasur me një kamion me targa greke. 

Policia serbe akoma nuk ka zbuluar identitetin e personave që kanë humbur jetën, ndërsa për disa orë kjo rrugë magjistrale ishte e bllokuar dhe shfrytëzoheshin rrugë alternative. Nga përlpasja e fuqishme automjeti është futur nën kamion, me ç`rast nuk kanë arritur që të shpëtojnë dy viktimat. MPB e Maqedonisë ka theksuar se është vënë në kontakte me autoritetet serbe për tu njohur me identitetin e personave që kanë pësuar tragjikisht. (INA)


 

Vlerëso tekstin
3.86

Subscribe to comments feed Komente (6 publikuar):

shkupjani në 25/01/2012 18:10:14
avatar
Ngushllime te sinqerta Familjareve...
Thumbs Up Thumbs Down
0
bashkeatdhetari nga SHBA në 25/01/2012 19:03:37
avatar
Ne keto momente te hidherimit familjar per humbjen e te dashurve te tyre nuk mund te gjinden fjale adekuate qetesimi.Megjithqe nuk njihemi,kjo tragjedi me takon edhe mua se i humba tre vellezer te gjakut.Nuk me ngel tjeter vecse familjaret ti pranojne ngushllimet e mija te perzemerta,Zoti u dhashte durimin kurse te ndjerit pacin token e lehte dhe perendija i pranofte ne Parajs,atje ku prehen profetet.Amin.
Thumbs Up Thumbs Down
2
GV në 25/01/2012 21:08:22
avatar
Ngushllime, lajm shume i keq, zoti ja u beft mire atje.
Thumbs Up Thumbs Down
10
Qytetari në 26/01/2012 09:48:38
avatar
Ngushëllime,tragjedi e madhe, s'di ç'të thuash, zoti në xhehnet!
Thumbs Up Thumbs Down
1
medi në 26/01/2012 18:59:48
avatar
ngushllime familjeve per tragjedin, zoti me xhenet i shperbleft
Thumbs Up Thumbs Down
0
Sllupcani në 26/01/2012 20:36:41
avatar
Nuk kam koment per ket Tragjedi e tmerrshme, por Zoti Sabrin Familjareve, e Kurse atyre te mjereve inshalla Zoti i shperblen me Xhehnet.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Ariu i Artë për "Cesare deve morire"
Askush nuk e kishte pritur Ariun e Artë për "Cesare deve morire", ndonëse kritika ndërkombëtare ishte mjaf dashamirëse ndaj filmit. Por në Berlinalen e sivjetme ...
image
Rrëzohet "New Born"-i në Bujanoc
Persona të panjohur mbrëmë kanë rrëzuar dhe dëmtuar monumentin prej dëbore "New Born", i ngjajshëm me atë në Prishtinë.  Disa ditë më parë, me nismën e ...
image
Kroacia do ta ndihmojë integrimin e Kosovës
Gjatë  vizitës në Republikën e Kroacisë, në kuadër të shënimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës ...
image
Gjykata serbe zvarrit rigjykimin për të rinjt e Preshevës
Gjykata e Qarkut e Beogradit ka filluar dje procesin e rikthyer gjyqësor kundër nëntë shqiptarëve të Preshevës, që akuzohen për krime lufte. Përfaqësuesit e shqiptarëve ...
image
Athina shpërblen ish-diplomatin antishqiptar
Shoqata "Rinia e Vorio Epirit" të shtunë më 11 shkurt, ishte organizatorja e një mbrëmje me rastin e Prerjes së Pites t vitit 2012 në Athinë. ...
image
Serbët tërhiqen nga koalicioni me shqiptarët në Bujanoc
Këshilltarët e Partisë Demokratike Serbe (DS) kanë braktisur koalicionin qeverisës në komunën e Bujanocit që drejtohet nga shqiptarët.  Vendimi i tyre ka pasuar, pasi që maxhoranca ...
image
Në Serbi edhe java e ardhshme pushim për shkollat
Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Serbisë, Zharko Obradoviq i Serbisë ka deklaruar për mediat shkollat nuk do të punojnë gjatë javës së ardhshme....
image
Të varfërit lirohen nga pagesa e rrymës gjatë muajit shkurt në Serbi
Familjet e varfëra në Serbi do të lirohen nga pagesa e energjisë elektrike për muajin shkurt.  Kjo është theksuar sot nga presidenti serb, Boris Tadiq, gjatë ...
image
Greqi, arrihet marrëveshja për masat e reja antikrizë
Pas disa ditësh konsultime, qeveria greke dhe liderët e tri partive më të mëdha politike arritën një marrëveshje për pranimin e masave të reja shtrënguese ...
image
Izolohen fshatra të Malësisë së Bujanocit
Bora e madhe që ka rënë mbrëmë dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve edhe në Luginë të Preshevës.  Në Komunën e Preshevës ...
image
Franca dhe Gjermania kanë plan të ri për ndihmë të Greqisë
Franca dhe Gjermania dakorduan plan të ri për ndihmë të Greqisë, publikoi gazeta britanike "Fajnenshëll tajms". Plani parasheh një pjesë të ndihmës së re të ndarë ...
image
Prishet koalicioni shqiptaro - serb në Bujanoc
Në Bujanoc të hënën është prishur koalicioni shqiptaro-serb që ishte duke qeverisur për më shumë se dy vite, kjo pasi anëtarët e partive shqiptare miratuan ...
image
Edhe në Serbi pezullohet mësimi për një javë
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe të reshurave të borës, nga dita e nesërme, në  nxënësit e  githa shkollave  fillore dhe  të mesme në ...
image
Halimi pro ndërrimit të territoreve
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë për bashkimin me Kosovën, dhe kësisoj do ti hapte rrugë shkëmbimit të territoreve. Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin ...
image
Gjendje e jashtëzakonshme në 17 komuna në Serbi
Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta në Serbi, në 17 komuna është shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe mbi 7000 nxënës nuk vijojnë mësimin në shkollë. ...
Next