advertisement
Fillimi | Rajon | Senatori Mark Kirk pësoi goditje në tru
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Senatori Mark Kirk pësoi goditje në tru

Senatori Mark Kirk pësoi goditje në tru

Senatori republikan i Illionisit, Mark Kirk dje ka pësuar një goditje në tru dhe menjëherë i`u nënshtrua një operacioni emergjent. 

Nga Spitali Northwestern Memorial në Çikago kanë bërë të ditur se pas operacionit, gjendja e senatorit Kirk është duke u përmirësuar. 

Një zëdhënës i Kirk theksoi se senatori 52-vjeçar, ishte  ankuar tek mjeku i tij se "gjatë fundjavës kishte pasur disa ndjenja të çuditshme në të majtë të trupit të tij si mpirje këmbë në krahun e majtë dhe një shikim më shumë të bardhë.

Senatori Kirk kishte arritur që vetë të shkojë një Spitalin Northwestern Lake Forest Hospital në qytetin Lake Forest, ku mjekët zbuluan se ai kishte marrë një goditje të lehtë karotide, në njërën prej arterieve në anën e djathtë të qafës së tij.

Dr Richard Fessler, mjeku që kreu operacion bëri të ditur se  Kirk ishte me fat ngaqë sipas tij goditja kishte ndodhur në anën e djathtë të trurit të tij dhe nuk ka prekur fare anën e majtë të trurit, e cila është shumë e rrezikshme për jetën ose lënien me pasoja në të tilla raste.

“Ne jemi me shumë shpresë që faza e rrezikshme të ketë kaluar dhe ne po marrim të gjitha masat  të rimëkëmbjes, dhe të ri-kthejmë të gjitha këto funksione që janë të paprekura", theksoi Dr.Fessler.

Ish Kongresmeni Mark Kirk, kandidati nga Partia Republikane në Illinois, i cili u fut në garë për të zënë vendin e senatorit që la Presidenti Barack Obama, nga Partia Demokrate, duke në garuar me kandidatin demokrat Alexi Giannoulias, mori mandatin e senatorit në zgjedhjet e fundit.

Ish - kandidati republikan nga Illioni Mark Kirk për karrigen në Senatin Amerikanë në zgjedhjet e vitit 2008, fitoi me një diferencë fare të vogël, dhe është aktualisht Senatori i Illionit me një mandat 5 vjeçar. Senatori Mark Kirk për shqiptarët, është i njohur si një ish-pilot i bombarduesve "F-16", i cili, fluturoi që nga dita e parë 24 marsi 1999, me misione ushtarake mbi Serbi gjatë fushatës 78 ditore, të sulmeve ajrore të NATO-s, në çlirimin e Kosovës.

Senatori republikan, Mark Kirk, e ka vlerësuar shpesh herë dashurinë e madhe që ka populli shqiptarë për Shtetet e Bashkuara- duke treguar se sa shumë pro amerikanë është populli shqiptarë. Shqiptarët e Amerikës e kan mbeshtetur vazhdimisht fushatën e tij për ç'ka edhe ai u është shprehur mirënjohës.

(Beqir Sina/INA)


Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Daçiq kërcënon pas sulmit të post-bllokut në Dobrosin
Ministri i punëve të brendshmë të Serbisë Ivica Daçiq pas sulmit ndaj punktit policorë në Dobrosin në  një konferencë për gazetarët ka thënë se nuk do ...
image
Në Greqi betohet qeveria teknike
Një ceremoni tepër e shkurtër, që është transmetuar drejtpërsëdrejti nga shumë media botërore në mëngjesin e së enjtes, ka qenë ajo e betimit të qeverisë ...
image
Shqiptarët të kthehen dhe të votojnë masivisht në Medvegjë
Shqiptarët masivisht të shkojnë dhe të votojnë në Medvegjë, në zgjedhjet lokale të caktuara për 24 qershor.  Ky mesazh vjen nga një grup intelektualësh shqiptarë që ...
image
Në Greqi pritet sot formimi i Qeverisë së përkohshme
Udhëheqësit grek do të takohen sërish sot për të formuar një qeveri të përkohëshme për të udhëhequr vendin e zhytur në një krizë të thellë ...
image
Goranë e myslimanë shndërrohen në bullgarë
Kërkesat e shumë banorëve të Kosovës për pasaportat e huaja serbe dhe maqedonase kanë tash një “konkurrent” serioz: pasaportat e shtetit të Bullgarisë. Me këtë ...
image
Greqia drejt zgjedhjeve të reja
Pavarësisht përpjekjeve Greqia shkon ne zgjedhje te reja pasi në takimin që u zhvillua sot mes krereve te partive politike parlamentare me presidentin e vendit ...
image
Greqi, plani për Qeveri ekspertësh
Presidenti grek Karolos Papulias sot pritet të vazhdojë negociatat me liderët e partive politike për formimin e koalicionit me një kabinet qeveritar ekspertësh.  Negociatat mbrëmë janë ...
image
Vazhdojnë bisedimet për koalicionin grek
Bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar në Greqi kanë dështuar përsëri të prodhojnë marrëveshje.  Mediat shtetërore raportojnë se presidenti Karlos Papulias do të takojë udhëheqësit e ...
image
Sky News: Qeveri e re greke pa Cipras
SKY NEWS njofton se palët politike në Greqi, kanë rënë dakort për një qeveri me mandat 2 vjeçar, pa pjesëmarrjen e koalicionit të Cipras.  Lajmi vjen ...
image
Tentimet e fundit për Qeverinë e re greke
Presidenti i Greqisë, Karolas Papulias, i ka ftuar tre liderët kryesorë politikë për biseda për formimin e qeverisë së koalicionit për ditën e nesërme, në ...
image
Medvegjë, zgjedhjet lokale më 24 qershor, partitë shqiptare me një listë
Komuna e Medvegjës ishte ndër komunat e vetme ku nuk u mbajtën zgjedhjet lokale të 6 majit në kuadër të zgjedhjeve në Serbi, informon agjencia ...
image
Dështon përpjekja e tretë për formimin e Qeverisë së re greke
Ka dështuar edhe përpjekja e fundit nga PASOK për formimin e koalicionit qeveritar në Greqi, pas zgjedhjeve të 6 majit.  Mandatari Evangelos Venizelos nga PASOK nuk ...
image
KRZ konfirmon zgjedhjen e një deputeti shqiptar në Serbi
Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi mbrëmë ka konfirmuar fitoren e një deputeti shqiptar në zgjedhjet e 6 majit në kuadër të Listës së Koalicionit të ...
image
Aeroplani sportiv italian përcillet nga aeroplanët ushtarak në Serbi
Autoritetet e fluturimeve në Kroaci, janë duke mbledhur informata lidhur me atë se a ka fluturua ditën e mërkure mbi hapësirën ajrore kroate aeroplani sportive ...
image
Venizelos merr mandatin për krijimin e qeverisë greke
Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos ka marrë sot mandatin për krijimin e qeverisë së re greke. Pas dështimit të liderit të Koalicionit të së majtës ...
Next