
Dy incidente në Strugë
Dy incidente kanë ndodhur mbrëmë në Strugë, duke tensionuar situatën dhe marrëdhëniet ndëretnike, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.
Incidenti i parë ka ndodhur rreth orës 19.00, kur një grup i panjohur në afërsi të fshatit Veleshtë kanë sulmuar me gurë autobusin me udhëtarë të linjës Strugë - Vevçan të kompanisë "Sprija".
Autobusi u sulmua në dalje të fshatit Veleshtë dhe se grupi sulmues është larguar pasi që ka thyer njërin nga xhamat e autobusit, me ç`rast ka marrë plagë shoferi i autobusit.
Incidenti i dytë ka ndodhur pranë Shtëpisë së Kulturës në Strugë, kur persona të panjohur kanë djegur flamurin maqedonas.
Stacioni Policor në Strugë ka njoftuar se ekipet policore janë vënë në lëvizje që mbrëmë pas incidenteve për të mbajtur rendin dhe qetësinë, ndërsa dy incidentet janë vlerësuar si të izoluara.
Këto incidente ndodhën pas protestës së djeshme të besimtarëve mysliman, të organizuar kundër paraqitjeve dhe ofendimeve që u bënë ndaj fesë islame dhe besimtarëve mysliman në Karnevalin e Vevçanit.
Komuna e Vevçanit me më pak 2.500 banorë është fqinje e komunës së Strugës dhe se tradicionalisht organizohen karnevale me përmbajtje improvizuese dhe përqeshëse, që çuan këtë vit edhe me reagimin e Athinës zyrtare për shkak të skenave të improvizuara kundër Greqisë. (M.Latifi/INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ka rrezik te biem ne gjum si shqiptare e te zgjohemi se talebao-vehabist. Kjo do te jete dhe funi jone. Kujdes
Publikoni komentin tuaj