advertisement
Fillimi | Maqedoni | Dy incidente në Strugë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Dy incidente në Strugë

Dy incidente në Strugë

Dy incidente kanë ndodhur mbrëmë në Strugë, duke tensionuar situatën dhe marrëdhëniet ndëretnike, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Incidenti i parë ka ndodhur rreth orës 19.00, kur një grup i panjohur në afërsi të fshatit Veleshtë kanë sulmuar me gurë autobusin me udhëtarë të linjës Strugë - Vevçan të kompanisë "Sprija". 

Autobusi u sulmua në dalje të fshatit Veleshtë dhe se grupi sulmues është larguar pasi që ka thyer njërin nga xhamat e autobusit, me ç`rast ka marrë plagë shoferi i autobusit. 

Incidenti i dytë ka ndodhur pranë Shtëpisë së Kulturës në Strugë, kur persona të panjohur kanë djegur flamurin maqedonas. 

Stacioni Policor në Strugë ka njoftuar se ekipet policore janë vënë në lëvizje që mbrëmë pas incidenteve për të mbajtur rendin dhe qetësinë, ndërsa dy incidentet janë vlerësuar si të izoluara. 

Këto incidente ndodhën  pas protestës së djeshme të besimtarëve mysliman, të organizuar kundër paraqitjeve dhe ofendimeve që u bënë ndaj fesë islame dhe besimtarëve mysliman në Karnevalin e Vevçanit. 

Komuna e Vevçanit me më pak 2.500 banorë është fqinje e komunës së Strugës dhe se tradicionalisht organizohen karnevale me përmbajtje improvizuese dhe përqeshëse, që çuan këtë vit edhe me reagimin e Athinës zyrtare për shkak të skenave të improvizuara kundër Greqisë. (M.Latifi/INA)


 

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (9 publikuar):

Besniku në 28/01/2012 03:30:57
avatar
O vellezer, ky eshte nje skenar i pergaditur dhe me tendenca, qe dikush po e shfrytezon. Jo rastesisht ka ardhur ky ekstremisti serb Dodik dhe sot jane pare disa mjekrra vehabista ne protesten e Struges
Thumbs Up Thumbs Down
3
Shqiptarja në 28/01/2012 03:32:26
avatar
Ketu fshihet dicka, dhe ndoshta nje skenar per tensione qe zihet nga Qeveria apo qarqet e errta maqedonase, pasi qe vendi u blloku totalisht dhe tani shqiptart shikohen si alet per te manipulu dhe kriju nje fotografi tjeter se gjoja shqiptart jane penguesit e proceseve
Thumbs Up Thumbs Down
2
Ditmir në 28/01/2012 03:33:29
avatar
Po c`keni ore qe kjo maqedhoni nuk behet rehat, nuk e le greku, po edhe ne shqiptaret, pse jo, sna duhet kjo krijese
Thumbs Up Thumbs Down
0
Arlinda në 28/01/2012 03:34:00
avatar
Dita e re, ta shohim se cka me pas....
Thumbs Up Thumbs Down
1
Rama në 28/01/2012 03:34:41
avatar
Kjo qe po ndodh nuk eshte mire. Keshtu nisin konfliktet dhe perhapen.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Kosovari në 28/01/2012 03:35:54
avatar
Ky eshte nje skenar i shkijeve per te tensionuar situaten, sepse e kane pare se si don kush dhe krejt bota i ka izolu. Qa me bo Gruevski tash, i ndersen nacionalistat serbo-maqedonas per te mos u bere rehat me shqiptart, ashtu sic nuk jane bo.
Thumbs Up Thumbs Down
0
rinia në 28/01/2012 05:19:15
avatar
mas pari duhet me kerku llogari prej bdi e ahmetit qe na solli ne ket deregje,,,por mos te harrojme edhe te bemat e thaqit,,,duhet te vjen nje fryme e re e njerez te ri e pa hipoteka,,,
Thumbs Up Thumbs Down
0
bujari në 28/01/2012 10:42:08
avatar
Po protesta me flamur arab, mbishkrime arabe e muzike arabe cu duhet? Kush nga ata merr rroge nga Mihaljovi? Nuk duhet ta ngaterrojem punen e te drejate tona me pune e vehabisteve.
Ka rrezik te biem ne gjum si shqiptare e te zgjohemi se talebao-vehabist. Kjo do te jete dhe funi jone. Kujdes
Thumbs Up Thumbs Down
2
veleshtari në 28/01/2012 10:54:53
avatar
kjo qe po ndodh eshte pag , do te shohim ne ditet ne vijim se cka do tu ndodh maqedoneve. ta din maqedonasit se ka kush e mbron ket vend !!!
Thumbs Up Thumbs Down
2
total: 9 | Treguar: 1 - 9

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
PDSH nismë për shfuqizimin e Marrëveshjes policore Maqedoni – Serbi
PDSH do të kërkojë shfuqizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim policor midis Maqedonisë dhe Serbisë.  Kjo është theksuar sot nga shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetari i ...
image
OSBE dhe Ministria e Drejtësisë për procesin e reformave
Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti sot realizoi takim pune me z. Ralf Bret, shef i Minisonit të OBSE-s në Shkup. Bashkëpunimi i mëtejshëm midis Ministrisë së ...
image
Shkup, mbi 16 mijë euro u grabitën dje në dy vjedhje
Në dy grabitjet që ndodhën dje në Shkup, njëra në Postën në Çair dhe tjetra në Kursimoren “Inter Falko” janë grabitur mbi 16.500 euro.  Grabitja e ...
image
Arrestohet dhe ekstradohet nga Maqedonia serbi që dogji xhaminë e Beogradit
Në Shkup dje pasdite u arrestua Millosh Radosavleviq, i njohur si Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore të Beogradit.  Kimi është udhëheqës i grupit të tifozëve ...
image
Nimic: Athina do angazhohet për zgjidhjen e emrit
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic deklaroi sot nga Athina se ka marrë premtimin nga autoritetet greke se do të angazhohen për zgjidhjen e emrit. ...
image
Kryetari i PDSH-së takoi Ambasadorin Vahlund
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë takoi Ambasadorin e Suedisë në vend Lars Vahlund. Në qendër të bisedës ishte situata ...
image
Ambasadori hungarez Bence u prit në selinë e BFI
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj ka takuar ambasadorin hungarez  në Shkup, Jozsef  Bence. Ambasadori ...
image
Më shumë pavarësi financiare për komunat
Ministri i Mjedisit Jetwsor dhe Planifikimit Hapwsinor, Abdilaqim Ademi theksoi sot se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Ujërave do të sigurohet pavarësia financiare ...
image
Dorëhiqet drejtori i festivalit “Vera e Ohrit” Vasko Vasileski
Vasko Vasileski, drejtor i institucionit Nacional, festivalit “Vera e Ohrit” e ka bërë publike sot dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit, vetëm disa muaj ...
image
Maqedoni, bie nataliteti, rritet mortaliteti
Në Maqedoni gjatë katërmujorit të vitit të kaluar është regjistruar rënie e natalitetit për 4,7 për qind, ndërsa rritja e mortalitetit për 0,8 për qind. ...
image
Çeku: E papranueshme djegia e flamujve
Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku theksoi se janë të papranueshme dhe për tu dënuar incidentet e fundit me djegien e flamujve ...
image
Maqedonia dhe Izraeli do të nënshkruajnë Marrëveshjen për tregti të lirë
Midis Maqedonisë dhe Izraelit ekziston një interesim i madh për bashkëpunim ekonomik, ndërsa me nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë pritet që të tejkalohen ...
image
RDK bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare realizoi një takim me zonjën Anja Czymmeck, udhëheqëse e zyrës së Konrad Adenauer Stiftung në Maqedoni. Czymmek u interesua për aktivitetet ...
image
Tre kompani të huaja do të investojnë në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë
Tre kompani, dy nga Turqia dhe një nga Norvegjia, dorëzuan oferta për tenderin për menaxhim me Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) Tetovë sipas parimit të ...
image
Grabitet posta në Çair të Shkupit
Një person i maskuar dhe me armë zjarri ka arritur që sot pasdite të grabisë postën në lagjen Çair të Shkupit.  Sipas informacioneve paraprake të MPB-së, ...
Next