
Mbi 57 për qind e qytetarëve të kënaqur me punën e Parlamentit
Qytetarët në Maqedoni janë të kënaqur me punën e Parlamentit, bën të ditur hulumtimi i realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Fondacioni ëestminster.
Sipas anketës së zhvilluar nga 20 deri 23 janar përmes telefonit, 57,8 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Parlamentit, ndërsa 34,3 për qind kanë mendim negativ.
Mbi 37,4 për qind vlerësuan si efikase punën e Parlamentit, 27,9 për qind pjesërsisht efikase dhe 13,7 për qind plotësisht joefikase.
Qytetarët kanë theksuar se deputetët duhet të tregojnë më shumë iniciativë për përgaditjen dhe propozimin e ligjeve, dhe në këtë drejtim janë deklaruar 87,6 për qind.
Deputetët e zonave 4 dhe 6 zgjedhore janë më shumë të pranishëm tek qytetarët, ndërsa ata të zonës 5 janë më pak të pranishëm.
Në anketë janë përfshirë anketues të të gjitha komuniteteve, 72 për qind maqedonas, 23 për qind shqiptarë dhe 4,6 për qind komunitete tjera. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj