
Komuna e Gostivarit dritë jeshile disa projekteve
Në seancën e radhës të Këshillit të komunës së Gostivarit me të cilën udhëhoqi kryetari i këshillit Fadil Zendeli, sot këshilltarët komunalë me shumicë votash sollën një sërë vendimesh dhe miratuan disa programe.
Dritë jeshile nga të zgjedhurit e qytetarëve, morën Programi për përpunim, ndryshim dhe plotësim si dhe sjelljen e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2012 dhe Programi për vollontim në Komunën e Gostivarit.
Me shumicë votash, këshilltarët komunalë miratuan Planin Detal Urbanistik për njëpjesë të NJU ″B″ - Blloku 12 të qytetit të Gostivarit dhe Propozim Plani Detal Urbanistik për njëpjesë të Bllokut 1, Njësia Urbane ″A″ - Qendër - Ndryshim dhe Plotësim.
Anëtarët e Këshillit të Komunës së Gostivarit votuan edhe pro inkoroprorimit në dokumentacionin e planit urbanistik të disa objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, si dhe miratuan Aktvendimet për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillave drejtues të Qendrës rajonale për punë sociale në Gostivar dhe të SHF “Faik Konica” të fshatit Debresh. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj