advertisement
Fillimi | Maqedoni | Arifi: Dialogu inkuadrues hap para drejt BE-së
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Arifi: Dialogu inkuadrues hap para drejt BE-së

Arifi: Dialogu inkuadrues hap para drejt BE-së

Dialogu inkuadrues nuk është zëvendësim për fillimin e negociatave, por është mundësi e madhe të vazhdojmë me reformat, t'u jepet dinamikë, veçanërisht  në kapitullin 23 dhe 24, deklaroi sot në konferencën për media zëvendëskryeministrja e angazhuar për eurointegrime Teuta Arifi.

Sipas saj këtë dialog në nivel të lartë do ta kryesojë kryeministri Nikolla Gruevski është mundësi e mirë e cila duhet të shfrytëzohet  sepse do t'i mundësojë vendit të ecë një hap para, por njëkohësisht  do të lërë hapësirë që të mund të zhvillohet procesi tjetër për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në lidhje me qëllimin e vizitës së pardjeshme në Athinë dhe takimin  me kryeministrin grek Teodros Pangallos, Arfii  theksoi se qëllimi ka qenë ta hapë dhe lehtësojë procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë. Ajo pret që ky takim  të jetë fillim i  takimeve të reja  mes Athinës  dhe Shkupit.

Në lidhje me letrën nga kryeministri Nikolla Gruveski dërguar  kryeministrit Lukas Papadhimos, Arifi përmendi se ajo e ka dërguar me vullnet të mirë, ndërsa për sukses të procesit vlerëson se ai duhet  të zhvillohet në mënyrë më diskrete.

"Mendoj se reagimet do vijojnë më pas. Unë vetë e dorëzova  letrën, ai e pranoi. Kjo është punë e dy zëvendëskryeministrave, ndërsa në lidhje me seriozitetin e gjithë procesit mendoj se është mirë ai të mbahet më diskret rreth kësaj teme të diskutimi në media" tha zëvendëskryeministrja.

E pyetur nëse ka njohuri për vizitë të shpejtë të ndërmjetësuesit Methju Nimic në Maqedoni dhe në Greqi, Arifi tha se ai do të ishte sinjal pozitiv.

"Ne si Republikë e Maqedonisë jemi të hapur ta pranojmë. Shpresoj do të ketë atmosferë pozitive në të dy qytetet. Ai do të ishte sinjal pozitiv për procesin, vlerësoi zëvendëskryeministrja  për çështje evropiane Teuta Arifi në konferencën për media në të cilën u  përqëndruar edhe për aktivitetet e saj  në periudhën e  kaluar. (INA)

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Protestë për zhdëmtimin e të persekutuarëve politik shqiptarë në Maqedoni
Shoqata e të Burgosurëve dhe të Dëmtuarëve Politik Shqiptarë në Maqedoni dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë me kërkesat ...
image
DR: Keqtrajtimi i të burgosurve shqiptar përgjegjësi e Qeverisë
Partia Demokracia e Re (DR), përmes një komunikate për shtyp kërkon thekson se autoritet maqedonase përmes dhunës dhe maltretimin po synojnë t’i sigurojnë ‘faktet’ për dënimin e të arrestuarve për vrasjen e pesfishtë në Smilkovc. ...
image
PDIU: Mosbesimi ndaj gjyqësorit në Maqedoni dëshmon rastet e montuara
  Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) shpreh shqetësimin në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, ku tensionet ndëretnike po tregojnë një tendencë antishqiptare, si ...
image
NATO numëron ndryshe shqiptarët në Maqedoni
"Pjesa perëndimore e vendit ku jetojnë shumica e shqiptarëve etnik është pjesa më e populluar me përafërsisht 40 për qind të popullsisë në tërësi”, thuhet faqen zyrtare të Samitit të Chikagos. ...
image
Xhaferri: Ballkani ka nevojë për dialog
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri sot në Vjenë po merrë pjesë në Konferencën e dytë vjetore të Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global (The Center for Global ...
image
Alarm për dhunë ndaj të burgosurëve të “Monstër”
Ankesat e familjeve se ndaj të paraburgosurëve në operacionin “Monstër” është ushtruar dhunë në burgun e Manastirit, ka nxitur reagime. ...
image
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje.  Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...
image
Komuna e Gostivarit ndër komunat lidere në nivel të Ballkanit
Komuna e Gostivarit e zgjedhur si një nga komunat më reformatore në Ballkanin Perëndimor kishte nderin të ketë mysafir një delegacion të gjerë prej 60 ...
image
Në takim me turoperatorët rus në Ohër përkthimi bëhet bullgarisht
Në takimin zyrtar e afarsist të hotelierëve dhe agjencive turistike nga Ohri, me tur-operatorët turistik rus, në organizim të Agjencisë për mbështetje dhe promovim të ...
image
GNK raport shqetësues për Maqedoninë dhe shqiptarët
Grupit Ndërkombëtar i Krizave (GNK) në një raport të fundit thekson se situata në Maqedoni është shqetësuese dhe nuk ka përparim në zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve. ...
image
Zvarritet procesi për vrasjen e dyfishtë në Gostivar
Vrasja e dy të shqiptarëve të rinj në Gostivar që ndodhi në fund të shkurtit të këtij viti akoma nuk ka nxjerrë autorin e vrasjes para organeve gjyqësore. ...
image
Vjenë, takimi i dytë vjetor i Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global
Në takimin e sivjetëm, CGDC në fokus të vetin do të ketë problematika mjaft të ndjeshme, kryesisht në fushën e energjetikës. ...
image
Komuna e Sarajit 30 vendime të përhershme për arsimtarët
Komuna e Sarajit sot ka shpërndarë 30 vendime pune të përhershme për të punësuarit nëpër shkollat fillore. Për vendime të  punësuarit kanë pritur me vite ...
image
Zëvendëskryeministrja Arifi vazhdon agjendën e takimeve në Spanjë
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Teuta Arifi, në kuadër të vizitës së saj të punës në Mbretërinë e Spanjës, ...
image
Ahmeti garanton për procesin gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur garanci se do askush që është i pafajshëm nuk do të pësojë në procesin gjyqësor lidhur me vrasjen ...
Next