advertisement
Fillimi | Maqedoni | Arifi: Dialogu inkuadrues hap para drejt BE-së
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Arifi: Dialogu inkuadrues hap para drejt BE-së

Arifi: Dialogu inkuadrues hap para drejt BE-së

Dialogu inkuadrues nuk është zëvendësim për fillimin e negociatave, por është mundësi e madhe të vazhdojmë me reformat, t'u jepet dinamikë, veçanërisht  në kapitullin 23 dhe 24, deklaroi sot në konferencën për media zëvendëskryeministrja e angazhuar për eurointegrime Teuta Arifi.

Sipas saj këtë dialog në nivel të lartë do ta kryesojë kryeministri Nikolla Gruevski është mundësi e mirë e cila duhet të shfrytëzohet  sepse do t'i mundësojë vendit të ecë një hap para, por njëkohësisht  do të lërë hapësirë që të mund të zhvillohet procesi tjetër për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në lidhje me qëllimin e vizitës së pardjeshme në Athinë dhe takimin  me kryeministrin grek Teodros Pangallos, Arfii  theksoi se qëllimi ka qenë ta hapë dhe lehtësojë procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë. Ajo pret që ky takim  të jetë fillim i  takimeve të reja  mes Athinës  dhe Shkupit.

Në lidhje me letrën nga kryeministri Nikolla Gruveski dërguar  kryeministrit Lukas Papadhimos, Arifi përmendi se ajo e ka dërguar me vullnet të mirë, ndërsa për sukses të procesit vlerëson se ai duhet  të zhvillohet në mënyrë më diskrete.

"Mendoj se reagimet do vijojnë më pas. Unë vetë e dorëzova  letrën, ai e pranoi. Kjo është punë e dy zëvendëskryeministrave, ndërsa në lidhje me seriozitetin e gjithë procesit mendoj se është mirë ai të mbahet më diskret rreth kësaj teme të diskutimi në media" tha zëvendëskryeministrja.

E pyetur nëse ka njohuri për vizitë të shpejtë të ndërmjetësuesit Methju Nimic në Maqedoni dhe në Greqi, Arifi tha se ai do të ishte sinjal pozitiv.

"Ne si Republikë e Maqedonisë jemi të hapur ta pranojmë. Shpresoj do të ketë atmosferë pozitive në të dy qytetet. Ai do të ishte sinjal pozitiv për procesin, vlerësoi zëvendëskryeministrja  për çështje evropiane Teuta Arifi në konferencën për media në të cilën u  përqëndruar edhe për aktivitetet e saj  në periudhën e  kaluar. (INA)

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
PDSH nismë për shfuqizimin e Marrëveshjes policore Maqedoni – Serbi
PDSH do të kërkojë shfuqizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim policor midis Maqedonisë dhe Serbisë.  Kjo është theksuar sot nga shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetari i ...
image
OSBE dhe Ministria e Drejtësisë për procesin e reformave
Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti sot realizoi takim pune me z. Ralf Bret, shef i Minisonit të OBSE-s në Shkup. Bashkëpunimi i mëtejshëm midis Ministrisë së ...
image
Shkup, mbi 16 mijë euro u grabitën dje në dy vjedhje
Në dy grabitjet që ndodhën dje në Shkup, njëra në Postën në Çair dhe tjetra në Kursimoren “Inter Falko” janë grabitur mbi 16.500 euro.  Grabitja e ...
image
Arrestohet dhe ekstradohet nga Maqedonia serbi që dogji xhaminë e Beogradit
Në Shkup dje pasdite u arrestua Millosh Radosavleviq, i njohur si Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore të Beogradit.  Kimi është udhëheqës i grupit të tifozëve ...
image
Nimic: Athina do angazhohet për zgjidhjen e emrit
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic deklaroi sot nga Athina se ka marrë premtimin nga autoritetet greke se do të angazhohen për zgjidhjen e emrit. ...
image
Kryetari i PDSH-së takoi Ambasadorin Vahlund
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë takoi Ambasadorin e Suedisë në vend Lars Vahlund. Në qendër të bisedës ishte situata ...
image
Ambasadori hungarez Bence u prit në selinë e BFI
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj ka takuar ambasadorin hungarez  në Shkup, Jozsef  Bence. Ambasadori ...
image
Më shumë pavarësi financiare për komunat
Ministri i Mjedisit Jetwsor dhe Planifikimit Hapwsinor, Abdilaqim Ademi theksoi sot se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Ujërave do të sigurohet pavarësia financiare ...
image
Dorëhiqet drejtori i festivalit “Vera e Ohrit” Vasko Vasileski
Vasko Vasileski, drejtor i institucionit Nacional, festivalit “Vera e Ohrit” e ka bërë publike sot dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit, vetëm disa muaj ...
image
Maqedoni, bie nataliteti, rritet mortaliteti
Në Maqedoni gjatë katërmujorit të vitit të kaluar është regjistruar rënie e natalitetit për 4,7 për qind, ndërsa rritja e mortalitetit për 0,8 për qind. ...
image
Çeku: E papranueshme djegia e flamujve
Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku theksoi se janë të papranueshme dhe për tu dënuar incidentet e fundit me djegien e flamujve ...
image
Maqedonia dhe Izraeli do të nënshkruajnë Marrëveshjen për tregti të lirë
Midis Maqedonisë dhe Izraelit ekziston një interesim i madh për bashkëpunim ekonomik, ndërsa me nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë pritet që të tejkalohen ...
image
RDK bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare realizoi një takim me zonjën Anja Czymmeck, udhëheqëse e zyrës së Konrad Adenauer Stiftung në Maqedoni. Czymmek u interesua për aktivitetet ...
image
Tre kompani të huaja do të investojnë në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë
Tre kompani, dy nga Turqia dhe një nga Norvegjia, dorëzuan oferta për tenderin për menaxhim me Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) Tetovë sipas parimit të ...
image
Grabitet posta në Çair të Shkupit
Një person i maskuar dhe me armë zjarri ka arritur që sot pasdite të grabisë postën në lagjen Çair të Shkupit.  Sipas informacioneve paraprake të MPB-së, ...
Next