
Athina notë proteste për Portën "Maqedonia"
Athina ka dërguar sot një notë proteste në adresë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë për ndërtimin e portës së ashtuquajtur "Maqedonia" në Shkup.
Porta është pjesë e projektit "Shkupi 2014" dhe është ndërtuar në sheshin qendror të kreyqendrës, ndërsa reagimi i autoriteteve greke ka të bëjë me përmbajtjen e flamurit Virgina dhe siç thuhet përmbajtjes së elementeve iredentiste në gravurat dhe vizatimet e këtij objekti, informon agjencia INA.
Nota e protestës është dërguar pranë MPJ-së nga ana e shefes së zyrës greke në Shkup, Aleksandra Papadopolu. Në letër theksohet gjithashtu se me këto projekte po ndodh shtrembërimi i fakteve dhe realitetit historik kundër Greqisë dhe vendeve tjera fqinje.
Pala greke gjithashtu thekson se qasjet e tilla janë të rrezikshme dhe paraqesin kërcënim për stabilitetin në Ballkan.
Nga MPJ kanë konfirmuar se sot kanë pranuar notën e protestës dhe se do të bëhet shqyrtimi i saj. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj