
Kosova sipas modelit të Maqedonisë në nismat rajonale
Modeli i Maqedonisë për pjesëmarrje në nismat rajonale shqyrtohet si një mundësi kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit.
Dyja palët me ndërmjetësimin e mediatorit të BE-së, Robert Kuper po diskutojnë për të gjetur një zgjidhje kompromisi lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale, duke shmangur bllokadën serbe.
Bashkimi Evropian (BE), përmes ndërmjetësit në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Kuper, është në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.
Pasi Kuper të enjten anuloi vizitën në Prishtinë për shkak të motit të lig, ai sot përmes viedolinkut bisedoi me negociatoren kosovare Edita Tahiri.
Ndërkohë që Beogradi insiston që Kosova të prezantohet në këto nisma përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, Edita Tahiri, shefe e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka deklaruar se ka hedhur poshtë insistimin e palës serbe, duke e konsideruar Rezolutën 1244 të tejkaluar që nuk pasqyron realitetin në Kosovë.
Si zgjidhje kompromisi, edhe pse ende e papërfunduar, Edita Tahiri nuk e përjashton mundësinë që të merret shembulli i Maqedonisë, e cila ka problem me Greqinë për shkak të emrit.
Në rastin e Kosovës, Tahiri tha se fusnota mund të përshkruajë faktin që Kosova është shtet i njohur nga shumica e vendeve të rajonit, por ka edhe vende që nuk e kanë njohur atë.
Një propozim i tillë, kishte dalë si modifikim për shkak të kompromiseve me palën serbe, e cila kundërshton me ngulm që në konferenca, nisma dhe iniciativa tjera rajonale, Kosova të prezantohet si shtet. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj