
Thaçi me kundërkandidat në PDK
Kryeministri dhe lideri aktual i PDK-së, Hashim thaçi do të ketë kundërkandidatin e tij në zgjedhjet brenda partiake që do të mbahen gjatë këtij viti.
Nënkryetari i PDK-së për çështje organizative, Rrustem Mustafa ka bërë të ditur për "Radio Kosova" se Thaçi do të ketë kundërkandidat për kreun e partisë në Kongresin e gjashtë zgjedhor që sipa gjasave do të mbahet në verën e këtij viti.
“Sot ka Këshilli Drejtues takim, ende nuk ka vendim, mirëpo për zgjedhjet veç ka filluar debatimi rreth tyre dhe besoj se deri kah fillimi i verës do të përfundojnë. Pra jemi duke debatuar për të marrë vendim. Nuk e kemi në rend dite, mirëpo çdo gjë është e mundshme, është pika në të ndryshme”, ka theksuar Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka mbajtur zgjedhje të rregullta brendapartiake që nga viti 2005. Në vitin 2010, si obligim për të hyrë në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, PDK-ja mbajti Kongresin e Pestë Zgjedhor, në të cilin u konfirmua vazhdimi i mandatit të strukturave udhëheqëse të partisë. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj