
EULEX aktakuzë për kontrabandim me njerëz
Më 24 janar 2011, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë ka konfirmuar aktakuzën kundër nëntë të pandehurve lidhur me kontrabandim të imigrantëve, ndërsa ka deklaruar se të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit të jenë të pranueshme.
Bekim Nikqi, Nysret Bici, Berat Bici, Agim Berisha, Azem Bytyqi, Mehdi Bllaca, Sefedin Bezeraj, Arben Preqi dhe Zenun Zejnullahu janë akuzuar nga prokurori vendës i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe atë për dy pika: krim të organizuar - në kundërshtim me nenin 274 paragrafi 2 në lidhje me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) dhe kontrabandim me migrantë - në kundërshtim me nenin 138, paragrafi 6 në lidhje me nenin 23 të KPK.
"Ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë punuar së bashku si një grup me strukturë të organizuar dhe kanë qenë të përfshirë në kontrabandim të migrantëve nga Kosova për në shtete të ndryshme të Evropës. Personat që donin të largoheshin nga Kosova është dashur të paguajnë prej 1500 deri 3000 euro, për të hyrë ilegalisht në një shtet evropian me pasaportë të falsifikuar", thekson EULEX, duke shtuar se hetimi, ndjekja dhe gjykimi i rasteve të krimit të organizuar në Kosovë janë pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj