
PDK dhe Vetëvendosje! akuza për takime sekrete me serbët
Lideri i Vetëvendosje!, Albin Kurti sot ka qenë në shënjestër të kritikave nga ana e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi. Ky i fundit ka akuzuar Kurtin për takime të fshehta me serbët gjatë vitit 2004 dhe pranimin e një letre nga një vajzë e njërit prej ish-ministrave të Sllobodan Millosheviqit.
“Z. Kurti është mirë të sqaroni takimit tuaj me serbët në Klinë. Zoti Kurti Policia e Kosovës në vitin 2004 ju ka ndaluar me një makinë së bashku me disa serbë ndërsa në bagazhin tuaj kishte dokumente dhe shishe të verës suxhuk e gjëra tjera ushqimore. Dua që t’i sqaroni qytetarëve të Kosovës qëllimin e këtij takimi ishe për piknik me serbët apo ndonjëri nga bashkudhëtarët tuaj ishte bashkëpunëtor i BIA-së”, ka pyetur Haxhiu, Kurtin.
Më pas deputeti Haxhiu ka përmendur edhe lirimin nga burgu i Serbisë të Albin Kutit. Sipas tij Kurti pas lirimit ka vazhduar të mbajë kontakte me një grua serbe në Prishtinë, dhe e njëjta grua e ka vizituar edhe në burgun e Serbisë.
“Me datën 28 shtator 2011 përmes autobusit të linjës Beograd – Prishtinë ju keni marrë një korrespodencë me pako në zarf si dhe këtë e ka pranuar Dardan Mulliqaj e dedikuar për ju në stacionin e autobusëve në Prishtinë, andaj do të ishte mirë që t’i sqaroni qëllimet dhe përmbajtjen e këtij zarfi që ta ka dërguar vajza e njëri prej ministrave të Millosheviqit”, ka pyetur mes tjerash Haxhiu. Ai ka thënë se ka për këtë ka dëshmitarë dhe dëshmitari sipas tij është i gatshme të dëshmoj.
Por, ndërkohë, pas këtyre akuzave ka ardhur edhe përgjigja dhe reagimi i Lëvizjes "Vetëvendosje!".
Sekretari organizativ, Dardan Molliqaj theksoi se PDK-ja dhe qeveria po provon të heqë vëmendjen nga 10 pyetjet që Kurti ia drejtoi ditë më parë Thaçit për takimet me presidentin serb Tadiq.
“Strategjia e Qeverisë mbetet e njëjta. Pasi që Lëvizja Vetëvendosje paraqiti dhjetë pyetje legjitime mbi takimet mes Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, takime për të cilat ka njoftuar Ëikileaks, Qeveria ka zgjedhur të mos përgjigjet, por përkundrazi po përpiqet të hedhë mjegull mbi faktet. Dy takimet Thaçi – Tadiç nuk janë mohuar nga vetë Thaçi apo nga Tadiç. Natyrisht që fjalët e Bekim Haxhiut nuk kanë asnjë të vërtetë brenda, e kushdo e kupton se përmes këtyre shpifjeve ai kërkon që të heqë vëmendjen prej pyetjeve tona mbi takimin e Thaçit me Tadiçin, personin që disa ditë më parë deklaroi se “Kosova është tokë serbe”. Para se t’ia fillojë me shpifje, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, për dallim nga Thaçi, Bekim Haxhiu e pranoi se këto takime kanë ndodhur.”, thuhet në reagimin ku bashkëngjiten sërish 10 pyetjet për takimin me Tadiqin. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj