
Reshjet e borës bllokojnë një pjesë të Kosovës
Bora që ka rënë ditëve të fundit ka vështirësuar jashtëzakonisht shumë qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës.
Nga të gjitha rrugët rajonale, gjendja më e vështirë është ajo në rrugën që lidh Kosovën me Malin e Zi. Policia e rajonit të Pejës në paraditen e së mërkurës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë, nën arsyetimin se aksi rrugor në territorin malazez është i pakalueshëm.
“Pjesa e rrugës në territorin e Republikës së Kosovës është pastruar nga bora, por pjesa e rrugës pasi ta kalosh Kullën në territorin e Republikës së Malit të Zi është e bllokuar, pasi nuk është pastruar”, ka thënë për gazetën "Zëri", zëdhënësi i policisë së Pejës, Zeqir Kelmendi, duke arsyetuar vendimin e policisë që të mos qarkullohet në këtë rrugë.
Gjendje e vështirë të mërkurën ka mbizotëruar edhe në rrugët e Komunës së Malishevës.
Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar edhe në rrugët e Komunës së Vushtrrisë, në veçanti ato në zonat më të thella malore. Përgjithësisht qarkullimi ka qenë më i vështirë gjatë orëve të paradites, ndërkaq, pasdite është lehtësuar pak për shkak të intervenimit të kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve.
Përveç rrugëve në zonat më të thella malore, probleme në qarkullim ka pas edhe në rrugët rajonale të ndërtuara së voni, si rruga Vushtrri-Skenderaj, rruga alternative Vushtrri-Mitrovicë, dhe rrugët Vushtrri-Mihaliq e Vushtrri Samadrexhë. intervenimi i kompanive që veprojnë nën ombrellën e Ministrisë së Infrastrukturës është bërë shumë vonë.
Përveç rrugëve që kanë pasur vështirësi në qarkullim, për shkak të borës së madhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka marrë vendim që për dy ditët e ardhshme, të enjten dhe të premten të ndërprehet procesi mësimor në të gjitha shkollat publike. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj