
Reshjet e borës bllokojnë një pjesë të Kosovës
Bora që ka rënë ditëve të fundit ka vështirësuar jashtëzakonisht shumë qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës.
Nga të gjitha rrugët rajonale, gjendja më e vështirë është ajo në rrugën që lidh Kosovën me Malin e Zi. Policia e rajonit të Pejës në paraditen e së mërkurës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë, nën arsyetimin se aksi rrugor në territorin malazez është i pakalueshëm.
“Pjesa e rrugës në territorin e Republikës së Kosovës është pastruar nga bora, por pjesa e rrugës pasi ta kalosh Kullën në territorin e Republikës së Malit të Zi është e bllokuar, pasi nuk është pastruar”, ka thënë për gazetën "Zëri", zëdhënësi i policisë së Pejës, Zeqir Kelmendi, duke arsyetuar vendimin e policisë që të mos qarkullohet në këtë rrugë.
Gjendje e vështirë të mërkurën ka mbizotëruar edhe në rrugët e Komunës së Malishevës.
Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar edhe në rrugët e Komunës së Vushtrrisë, në veçanti ato në zonat më të thella malore. Përgjithësisht qarkullimi ka qenë më i vështirë gjatë orëve të paradites, ndërkaq, pasdite është lehtësuar pak për shkak të intervenimit të kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve.
Përveç rrugëve në zonat më të thella malore, probleme në qarkullim ka pas edhe në rrugët rajonale të ndërtuara së voni, si rruga Vushtrri-Skenderaj, rruga alternative Vushtrri-Mitrovicë, dhe rrugët Vushtrri-Mihaliq e Vushtrri Samadrexhë. intervenimi i kompanive që veprojnë nën ombrellën e Ministrisë së Infrastrukturës është bërë shumë vonë.
Përveç rrugëve që kanë pasur vështirësi në qarkullim, për shkak të borës së madhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka marrë vendim që për dy ditët e ardhshme, të enjten dhe të premten të ndërprehet procesi mësimor në të gjitha shkollat publike. (INA)
PDSH nismë për shfuqizimin e Marrëveshjes policore Maqedoni – Serbi
PDSH do të kërkojë shfuqizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim policor midis Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo është theksuar sot nga shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetari i ...- Këngë tmerruese antishqiptare qarkullon nëpër Maqedoni (27)
- Bashkëpunimi mes PDSH dhe RDK nxit mosmarrëveshje (15)
- Shfaqet organizata paramilitare maqedonase MOS (13)
- Tifozët maqedonas demolojnë shëtitoren në Gostivar (12)
- Bllok opozitar shqiptar pa PDSH-në (12)
- Kush po luan me zjarrin në Maqedoni (10)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj