
Për shkak të motit të keq ndërpritet procesi mësimor në Kosovë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) vendosi sot ndërprerjen e mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm deri të hënën, për shkak të motit të keq.
"Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe vështirësimit të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, pas kontakteve me të gjitha Drejtoritrë Komunale të Arsimit (DKA) në Republikën e Kosovës, është vlerësim se në shumicën e komunave, gjendja e kushteve atmosferike është e vështirësuar. Me kërkesën e shumicës së DKA-ve, MASHT bie vendim që përkohësisht (respektivisht gjatë ditëve e enjte dhe e premte), të ndërpritet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës", theksohet në komunikatën e MASHT.
Sipas vendimit të kësaj ministrie, mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012. "Ditët dhe orët e humbura do të kompenzohen sipas planifkimit të përbashkët të DKA-ve me MASHT-in", theksohet në fund të komunikatës. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj