INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Eshtrat e gjetura në Dajt, të 19 personave të vrarë gjatë komunizmit  08/02/2010 21:24:07

Eshtrat e gjetura në malin e Dajtit figurojnë të jenë të 19 personave të pushkatuar gjatë viteve të regjimit komunist.

Një konfirmim të tillë e dha tani Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare, sipas të cilës eshtrat në fjalë janë gjetur nga familjarë në fshatin Qerret në malin Dajt.

“Ndërkaq, po vazhdon puna për të gjitha ekzaminimet ligjore e eshtrave të gjetura, për të identifikuar personat e vrarë”, tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit lidhur me një fakt të tillë.

Sipas saj, skeletet e 19 personave i përkasin trupave të ekzekutuar në periudhat e regjimit komunist dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Lajmi i zbulimit të një varrit masiv në Linzë të Tiranës ka risjellë dhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit për t’i kthyer të zhdukurit pranë familjeve të tyre.

Edhe vetë kryeministri Berisha është treguar sot mjaft i prekur nga ky lajm dhe ka lajmëruar se ligji për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare pret miratimin e Kuvendit. Instituti në fjalë do ketë të drejtë të dërgojë në Prokurori materiale që faktojnë krime të rënda. (INA-NOA)

prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Kombetarja shqiptare fitoi në ndeshjen me Luksemburgun duke u ngjitur e para në Grup për Eliminatoret e Euro 2012(VIDEO)
08/09/2010 14:35:56Read More

EKSKLUZIVE
RRUGA SERBE E FERRIT
Serbia, duhet të ndalet definitivisht. Duhet të ndalet më 9 shtator. Në OKB. Pikërisht për rastin e Kosovës, ashtu qysh u ndal edhe më 1999, po për rastin e Kosovës
08/09/2010 12:46:19Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET