INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Hoxha refuzon Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli”  08/02/2010 20:55:44

Të hënen nëpërmjet një komunikate, shkrimtari Rexhep Hoxha ka bërë me dije publikun se refuzon Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli”. Në njoftimin e Hoxhës thuhet: “Nga mjetet e informimit u njoftova se më është ndarë Çmimi Kombëtar për vepër jetësore "Azem Shkreli". Mirëpo, duke qenë se çmimin e jep një qeveri servile ndaj të huajve dhe mashtruese ndaj te vetëve, me zyrtarë të lartë të pangopur për t'u pasuruar në kurriz të Kosovës së varfër, me deputetë rrogash shumëfish me të mëdha se mjekët, mësuesit, policët, gjyqtarët, pa i përmendur kategoritë më të ulëta të nëpunësve me rroga të mjerueshme, pensionistë lëmoshash, të kërkojnë edhe nga një veturë për kokë, shofer për vete dhe beneficione të tjera në një kohe varfërie të hatashme e papunësie të përvajshme, me vetëvrasje si kurrë më parë nga humbja e besimit në jetë, për t'u lënduar çdo zemër njeriu, këtë çmim e refuzoj. Së dyti, duke e njohur mirë Azem Shkrelin, shpirti, nderi dhe karakteriim nuk e pranon asnjë çmim me emrin e tij. Me shkrimtarin merr frymekombi. Ai për asgjë as nuk shitet as nuk blihet”. (ktv)
prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Kombetarja shqiptare fitoi në ndeshjen me Luksemburgun duke u ngjitur e para në Grup për Eliminatoret e Euro 2012(VIDEO)
08/09/2010 14:35:56Read More

EKSKLUZIVE
RRUGA SERBE E FERRIT
Serbia, duhet të ndalet definitivisht. Duhet të ndalet më 9 shtator. Në OKB. Pikërisht për rastin e Kosovës, ashtu qysh u ndal edhe më 1999, po për rastin e Kosovës
08/09/2010 12:46:19Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET