INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Gazpromi rus do të “pushtojë” Maqedoninë  09/02/2010 10:55:00
 

Kompania ruse e gazit “Gazprom” pas investimeve të saj në Serbi, po shqyrton mundësinë e hyrjes edhe në Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht kryeministri Nikolla Gruevski ka shfaqur interes të lartë për të hyrë kompani ruse e gazit, e cila shikohet si një partner serioz për ndërtimin e sistemit të gazsjellësit në Maqedoni.
 
Ministri i Financave, Zoran Stavrevski në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse, Itas Tass ka theksuar se Shkupi zyrtar ka interesa të mëdha për të tërhequr gjigantin rus të gazit. “Duke u nisur nga projekti i Qeverisë për gazifikimin e vendit, mendoj se interesi është i qartë për bashkëpunim me Gazprom. Ne mendojmë që përmes projektit me Gazprom të mbyllim borxhin e kliringut që Federata Ruse i ka Maqedonisë me një vlerë prej 60 milion dollarë”, ka theksuar ministri Stavrevski.

Edhe ambasadori rus në Shkup, Vladimir Solocinski ka paralajmëruar nënshkrimin e projektit brenda dy muajve për realizimin e gazifikimit të Maqedonisë nga kompania ruse Gazprom. Për ndërtimin e gazsjellësit nevojiten 200 milion euro, ndërsa në realizimin e këtij projekti ka paralajmëruar participimin edhe Qeveria. (INA)

prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Kombetarja shqiptare fitoi në ndeshjen me Luksemburgun duke u ngjitur e para në Grup për Eliminatoret e Euro 2012(VIDEO)
08/09/2010 14:35:56Read More

EKSKLUZIVE
RRUGA SERBE E FERRIT
Serbia, duhet të ndalet definitivisht. Duhet të ndalet më 9 shtator. Në OKB. Pikërisht për rastin e Kosovës, ashtu qysh u ndal edhe më 1999, po për rastin e Kosovës
08/09/2010 12:46:19Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET