Në Shqipëri, opozita socialiste ka vendosur të hyjë në parlament në momentin e diskutimit dhe miratimit të një rezolute të iniciuar nga maxhoranca për liberalizimin e vizave. Vendimi u mor nga grupi parlamentar socialist, por ende nuk dihen hollësi rreth tij.
Kjo është një përgjigje që opozita i jep kërkesës së maxhorancës, e cila më parë u kish bërë thirrje deputetëve opozitarë që të futeshin në kuvend dhe të votonin pro kësaj rezolute. Sipas PD, kjo nuk është një çështje politike, por jetike për shqiptarët.
Ndërkaq në Parlamentin Evropian, kreu i opozitës socialiste Edi Rama i ka kërkuar grupit parlamentar socialist mbështetje për transparencën e zgjedhjeve dhe për liberalizimin e vizave.
Rama tha se është e domosdoshme që Shqipëria të ndahet një herë e mirë nga praktika e manipulimit të zgjedhjeve, ndërsa shqiptarët duhet të lëvizin të lirë pasi janë të fundit që kanë mbetur të izoluar. /bbc/
|