INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Krasniqi: Po u luajt kufiri, Presheva i bashkohet Kosovës  09/02/2010 10:52:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në emisionin e mbrëmshëm Interaktiv, në Kohavision, ka thënë se Kuvendi nuk ka para për t’ua dhënë ministrave deputetë retroaktivisht.
 
Ai e ka quajtur të paligjshëm vendimin e parë të Qeverisë në vitin 2008, sipas të cilit ministrat deputetë nuk do të merrnin gjysmën e pagës së dytë, dhe prapë të paligjshëm vendimin e ri të dhjetorit 2009, sipas të cilit ata kanë të drejtë të marrin gjysmën e pagës. Krasniqi ka thënë se në buxhetin e Kuvendit nuk është paraparë që t’u jepen këto para retroaktivisht deputetëve.

Ndërkohë, duke folur për strategjinë e Qeverisë për veriun e Kosovës ai ka thënë se projekti i Qeverisë dhe ICO-së është i shumë rëndësishëm për serbët në Kosovë. Sipas tij krijimi i komunës veriore të Mitrovicës është një alternativë që to mund të funksiononte më mirë se që është aktualisht. “Më e mira do të ishte Mitrovica si një tërësi e vetme komunale, por një gjë e tillë tash për tash është e pamundur. Krijimi i komunave të reja dhe integrimi i serbëve nuk është ndarje, por nuk është as bashkim, është përpjekje për të vendosur rend dhe i ligji”, ka thënë Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi ka thënë se qytetarët serbë të Kosovës duhet kuptuar se institucionet janë për respektim të Ligjit në tërë territorin. “Nëse një pjesë e serbëve nuk janë të gatshëm të jetojnë në pjesën veriore dhe mendojnë të ndahen nga Kosova, atëherë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të gatshëm t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë Krasniqi. (Koha Ditore)
prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Kombetarja shqiptare fitoi në ndeshjen me Luksemburgun duke u ngjitur e para në Grup për Eliminatoret e Euro 2012(VIDEO)
08/09/2010 14:35:56Read More

EKSKLUZIVE
RRUGA SERBE E FERRIT
Serbia, duhet të ndalet definitivisht. Duhet të ndalet më 9 shtator. Në OKB. Pikërisht për rastin e Kosovës, ashtu qysh u ndal edhe më 1999, po për rastin e Kosovës
08/09/2010 12:46:19Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET