|
Si gjithmonë këngëtareve shqiptare u ka pëlqyer melosi i huaj edhe atë veçanërisht ai bullgar. Tashmë këngëtaret tona janë edhe shembull në rajon por në këtë rast del e kundërta. Tekstin e këngës “Ky është fundi” e ka bërë Avni Qaili, ndërkaq muzikën e Ocko. Videoklipi është punuar nga Fabrika. Për veshjet e saj në klip është kujdesur Valdrin Saiti, ndërkaq Sellma për grimin. Ndoshta, Ocko është fajtor i gjithë këtij huazimi duke shitur të njejtin kompozim të dy këngëtareve. Për shqiptarët me siguri tashmë është emër i njohur, pasi është fjala për këngëtaren Alisia të cilës i huazohet kënga më e re e saj dhe përshtatet në shqip në versionin “Ky është fundi” i Leonora Jakupit, origjinali i të cilës është në gjuhën bullgare me titull “Shte ti dam”. Nuk duhet ti gëzohemi këtij fakti edhe pse teknologjia ka përparuar shumë dhe dita ditës po zbulohet me të madhe se kush nga kush kopjohet. Ky fenomen i cili me të madhe ka kapluar estradën shqiptare po fillon të zbutet kur zbulohen raste të reja të huazimeve nga shqipja në ndonjë gjuhë tjetër dhe e kundërta. Alisia deri më tash ka huazuar shumë këngë nga shqiptarët.
Më herët ajo ka kopjuar edhe disa këngë të Adelina Ismailit duke i bërë hite në Bullgari por ja që erdhi koha edhe dikush nga ne shqiptarët të huazojmë nga ajo. Edhe pse Leonora disa herë ka theksuar se ka pasur shumë sukses me këtë këngë, ka qenë disa herë në majë të toplistave por nuk ka arritur të ketë suksesin e duhur pasi nuk është klikuar aq shumë në internet. Sa i përket planeve të tjera, Leonora ka vendosur që verën e sivjetme ta kalojë më shumë duke pushuar në vilën e saj në Durrës. “Sezonin e verës e shfrytëzoj për pushime, meqë kemi një shtëpi në Durrës”, ka thënë ajo.
Por ajo ka shfaqur preokupimet e saj lidhur me funksionimin e tregut muzikor në Kosovë. Ajo në një farë mënyre ka fajësuar vetë estradën muzikore lidhur me këtë, pasi, sikur ka thënë ajo shumë pak është e organizuar. “Estrada është e shkapërderdhur, nuk mblidhemi për të diskutuar, nuk bëjmë ndonjë ankesë te institucionet përkatëse për problemet tona, prandaj janë punët kështu si janë”, është shprehur Jakupi. Gjithashtu ka shtuar se tashmë është shumë lehtë që çdokush të këndojë, pasi nuk ka kriter të përzgjedhjes.
Ndërkaq, vetë Leonora ka filluar rrugën muzikore vite për parë dhe nuk i është dashur shumë mund për të depërtuar drejt suksesit. Ajo, falë këngëve dhe po ashtu paraqitjes mjaft të pëlqyer është futur shpejt në zemrat e publikut, i cili publik nuk njeh gjeneratë. Përkrahësen më të madhe në rrugën që tashmë e ka bërë e ka pasur vazhdimisht prej nënës së saj, të cilën kohët e fundit në çdo paraqitje nuk lë pa e përmendur. Stresi në ditët e sotme është pjesë e pandashme te secili person që është i angazhuar në jetë.
Të “stresuar” janë edhe të njohurit tonë, të cilët thonë se profesioni i tyre është më i stresuari, ndonëse ata mundohen t’i marrin gjërat me të qetë. Ky vjen nga fakti se ata janë çdoherë në lëvizje, koncerte, mbrëmje dhe incizime të këngëve e videoklipe. Edhe Leonora Jakupi ka pohuar se profesioni i sjell lodhje, mirëpo vetëm me ndihmën e mamit ka arritur shumë mirë t’i menaxhojë të gjitha punët. (shqipmedia)
|