|
Parashikimet se vikendi do të sjellë në bregun e Liqenit të Ohrit, numrin më të madhë të mysafirëve pushuesve, plotësisht po bëhet realitet, mbase edhe do ti tejkalojë parashikimet. Situata sinoptike që po mbretëron ndihmon verën turistike në Strugë e Ohër.
Vala e re e mysafirëve që është pritur gjatë ditëve të vikendit dhe të fillimit të javës, ka të ngjarë që do të tejkalojë të gjitha parashikimet.
Në Strugë, evidencë të saktë ose të përafërt të numrit të mysafirëve nuk ka, por, ajo që vërehet është se, kapacitetet e disa hoteleve gati janë përplot, ndërsa sektori privat shënon rritje të numrit të pushuesve jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Kosova e vende të tjera. Vazhdimisht arrijnë grupe të shumta që kërkojnë vend të lirë për vendosje në hotele ose në sektorin privat. Në Strugë, aktualisht pushojnë një numër i konsideruar i mysafirëve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera.
Në Ohër, numri i mysafirëve është relativisht më i madh, duke pasë parasysh edhe aktivitetet kulturore që zhvillohen në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit” dhe koncerteve të shumta të paralajmëruara. Sidomos interesim i madh ka mbretëriar dhe po mbretëron për koncertin e Dino Merlin që është mbajtur në qendrën sportive “Bilanini izvori”, ku sipas organizatorëve, gati të gjitha biletat janë shitur. Vlen të theksohet se sipas burimeve nga organizatorët, edhe nga Shqipëria, janë prenotuar mjaft bileta për këtë koncert.
Për ditët e vikendit, në Ohër pritet të pushojnë mbi 30 mijë mysafirë, prej të cilëve, një numër i konsideruar janë të pasistemuar, në mungesë të vendeve të lira.
Këtë më së miri e dëshmojnë plazhet e mbushura përplot, në tërë gjatësinë e bregut të Liqenit të Ohrit, përkundër vështërsive që paraqiten, ku në rend të parë ndihet mungesë e parkingut, sepse shumica e mysafirëve në Strugë e Ohër vijnë me veturat e veta. (M.Latifi/INA)
|