Muzeu në Lugano ka 16 vepra kulturore të Ibrahim Kodrës. Rëndësia e këtij muzeu, qëndron edhe në disa elemtente shumë karakteristike: aty gjenden veshmbathja dhe gjërat që ai i mbante me vete. Aty gjenden edhe shallët e tij, të cilët gjatë tërë jetës së tij u bënë pjesë e figurës së këtij artisti. Gjenden edhe këpucët e kaltërta dhe qorapet me lara.
Lugano, 7 shkurt – Në Lugano të Zvicrrës, konkretisht në vendin më piktoresk të tij, në katër vjetorin e vdekjes është hapur muzeu “Ibrahim Kodra”. Ky muze është hapur me iniciativën e Behgjet Pacollit I cili, edhe është autorizuar nga vetë piktori Kodra sa ishte gjallë që të përkujdesej për gjithë trashëgiminë e tij kulturore.
Muzeu në Lugano ka 16 vepra kulturore të Ibrahim Kodrës. Rëndësia e këtij muzeu, qëndron edhe në disa elemtente shumë karakteristike: aty gjenden veshmbathja dhe gjërat që ai I mbante me vete. Aty gjenden edhe shallët e tij, të cilët gjatë tërë jetës së tij u bënë pjesë e figurës së këtij artisti. Gjenden edhe këpucët e kaltërta dhe qorapet me lara.
Këtij muzeu, Pacolli ia dedikoi një ndërtesë të vjetër shekullore, që do të jetë një edhe një muze shtesë shumë I rëndësishëm për kulturën shqiptare, për Zvicrrën dhe artin botëror në përgjithësi. Rëndësinë e hapjes së këtij muzeu, e tregoi pjesmarrja e autoriteteve shtetërore të Zvicrrës, dhe një numri të madh të kritikëve të shquar të artit.
I pyetur nga gazetarët, Pacolli në këtë rast, Pacolli ka thënë: “Unë e ndiej veten edhe më të dinjitetshëm dhe më krenar që guxoj të përfaqësoj një figurë si Ibrahim Kodra, ndër figurat më të shquara të kubizmit botëror dhe figurën më shquar të kombit shqiptar, bashkë me Nënë Terezën”, ka deklaruar ai.
Por, si I autorizuar me testament që të kujdesët për krijimtarinë kulturore të Ibrahim Kodrës, ka treguar edhe një detaj interesant. Ai ka thënë se: para vdekjes së tij, Kodra kishte lënë një amanet, që të varroset në Tiranë, e nëse jo aty, diku në Kosovë, por kurrsesi në fshatin Ishëm, në të cilin e varrosi qeveria e asaj kohe, pa miratimin e të autorizuarve të testamentit të tij. Në mënyrë të pershpejtuar e varrosën në fshatin e tij”. Fatos Fazliu dhe Behgjet Pacolli kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri sa ta plotësojnë këtë dëshirë të tij. Që eshtrat e tij të varrosen aty ku ai e la amanet dhe në varrin e tij të ketë dy gurë, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria.
Pacolli, kujton Kodrën e madh
Në 15 vitet e fundit, kur forca e trurit të Ibrahim Kodrës ishte në kulminacion dhe forca fizike vazhdonte ti binte, u gjendën dy njerëz pranë tij: Fatos Fazliu dhe humanisti shqiptar Behgjet Pacolli.
Madje Pacolli, që jetonte në Lugano të Zvicrrës afër vendit ku jetonte edhe Ibrahim Kodra në Milano, asnjëherë nuk u largua nga ai. Iu gjend afër tërë kohën. Për këtë arsye, Ibrahim Kodra, u vlerësua edhe me titullin qytetar i komunës ku gjendet edhe hoteli I Behgjet Pacollit në Morcote. Ky hotel u bë edhe si shtëpia e dytë e Ibrahim Kodrës. Aty të gjithë kujdeseshin për shëndetin e tij. Kodra aty takonte miqtë e tij.
Nuk është e rastit që ai në testamentin e tij, gjithqka pati ai, ua la në përkujdesje këtyre personave.
Behgjet Pacolli dhe Fatos Fazliu edhe pas vdekjes së Ibrahim Kodrës vazhduan përpjekjet për të mbajtur gjallë namin e të madhit Kodra. Ata themeluan edhe fondacionin “Ibrahim Kodra”, I cili vepron edhe sot e kësaj dite. Ky fondacion merret me mbledhjen dhe mirëmbajtjen e veprave të Ibrahim Kodrës, ndërrimin e veprave të tij me muzetë e ndryshëm botërorë, si me Pradon e Madridi, Hermetazh-in e Shen Peterburgut etj.
Ky fondacion, I udhëhequr nga Behgjet Pacolli, sot(dielë), në katër vjetorin e vdekjes së piktorit Ibrahim Kodra, hapi edhe muzeun me emrin “Ibrahim Kodra”, në Melide të Zvicrrës, në një vend piktoresk rrëzë Liqenit të Luganos. Behgjet Pacolli po ashtu, muzeun “Ibrahim Kodra” ka deklaruar se planifikon ta hapë edhe në Kosovë në periudhën 2011-2012.
Pacolli, në këtë rast ka shfaqur shpresën e tij se do të hasë në mirëkuptim(si këtu në Zvicërr” të autoriteteve shtetërore të Kosovës.
Biografia dhe veprimtaria e Ibrahim Kodrës
Ibrahim Kodra ka lindur në fshatin Ishëm të Durrësit më 22 prill të vitit 1918.
Në vitin 1938 ka shkuar në Itali ku ka filluar studimet në Universitetin e arteve të Bukura.
Bursën për këto stduime, Kodra e ka fituar nga qeveria italiane, për talent të jashtëzakonshëm.
Në vitin 1944, Ibrahim Kodra ka hapur punëtorinë e parë të tij të pikturës në Milano.
Në vitin 1948, Ibrahim Kodra ka hapur ekspozitën personale dhe grupore në “Art Club” në Romë. Ky ishte vendi në të cilin Ibrahim Kodra u takua për herë të parë edhe me Pablo Pikason.
Në vitin 1950, Kodra pikturoi në muzetë dhe ndërtesat më të famshme të Milanos. Po ashtu Kodra hapi një ekspozitë së bashku me Picasso, Rouault, Dufy, Matisse, Modigliani në “Ekspozitat e Vizatimit”, në Chiavari.
Ibrahim Kodra, cilësohet si ikono e pikturës shqiptare, përfaqësuesi më I denjë I kulturës dhe artit shqiptar.
Ibrahim Kodra ishte përfaqësuesi tipik që I tregonte botës frymën e vërtetë civilizuese të shqiptarëve.
Kodra që në fillimet e tij, vlerësohej si njëri ndër piktorët e asaj frymës bashkëkohore së bashku me emrat më të mëdhenj të artit figurative. Menjëherë pas luftës së dytë botërore, Kodra rreshtohej në në lëvizjet më të rëndësishme artistike sic ishin grupet "Oltre Guernica" (1945) dhe "Linea" (1947).
Ibrahim Kodra cilësohet si njëri ndër piktorët më të mëdhenjë të viteve 60-70 në botën e artit.
Në Milano, në qytetin ndër më eminentët të artit botëror, shumë qytetarë Kodrën e madh, e thërrisnin “maestro Kodra”.
Por fatkeqësia më e madhe e këtij piktori të madh ishte se atij gjatë gjithë diktaturës komuniste, nuk iu dha mundësia që ti ekspozonte punimet e veta, në vendin e tij më të dashur: në vendëlindjen e tij, në Shqipëri. Kjo është edhe arsyeja pse shqiptarët, si popull u vonuar për tu bërë pjesë e karvanit të artit bashkëkohor.
Por, megjithëkëtë, me arritjet e tij, Ibrahim Kodra, bëri që emri I shqiptarëve dhe I Shqipërisë të jehonte dhe të vazhdojë të jehojë nëpër botë.
Para se të vdistë, deklaroi: Kur të vdes dua të më venë mbi varr një gur nga Kosova dhe një nga Shqipëria.
Ibrahim Kodra vdiq në Milano me 7 shkurt të vitit 2006.
Këto janë disa nga ekspozitat e Ibrahim Kodrës në mbarë botën:
Ekspozitë kolektive në “Paradise”, me Pikason, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque etj.
Expozitë kolektive në "Stone Gallery" në Neëcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares etj
Ekspozita në Milano, “The Stone Gallery” në Neëcastle, "Senator" në Stuttgart, po ashtu edhe në "Neë Art Center" në Zurich.
Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.
Expozitë personale në “Princess Hall” në Neë York, "2D Gallery" në Sassari.
Veprat e tij janë në muzeun e Vatikanit, në Dhomën e deputetëve (Dhoma e Përfaqësuesve) të Parlamentit italian në Romë, dhe në koleksionet private në gjithë botën si në Itali, Zvicer, Gjermani, Belgjike, Danimarke, France, Britani e Madhe, Japoni, Rusi, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Greqi, Australi, etj.
Në mesin e shumë qmimeve dhe vlerësimeve të shumta që I janë akorduar piktorit të madh, Ibrahim Kodra figurojnë edhe dy që janë shumë të rëndësishme:
Medalja e Arte e Akademise Franceze në vitin 1972 dhe çmimi "Nderi i kombit" nga Republika e Shqipërisë. (INA)
|