|
Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM) nuk heq dorë nga mësimi fetar nëpër shkollat fitore, pas heqjes së saj nga Gjykata Kushtetuese.
Në të gjitha kishat dhe manastiret në mbarë vendin në shenjë proteste do të bien kambanat në mesditë për shkak të heqjes së mësimit fetar nëpër shkollat fillore të Maqedonisë. KOM ka theksuar se në këtë mënyrë do të zgjojnë vetëdijen tek ata që po tentojnë të shmangin siç thuhet “Zotin nga fëmijët”.
KOM e ka vlerësuar sërish të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e mësimit fetar dhe se një praktikë e tillë sipas kishës po realizohet në shumë shtete evropiane, ku fëmijët njihen me fetë e tyre.(INA)
|