Ajo çka e bënë edhe më të njohur emrin Floriana Borovës, 16 vjeçare, është fakti se disa herë gazetat sportive, lokale dhe të shtetit, si dhe Federata Amerikane e Futbollit, vazhdimisht e përmendin emrin e saj, si një talente që premton për të ardhmen e futbollit të femrave në SHBA
Beqir SINA/INA
Floriana Borova në katër kampionate të futbollit për të rejat në SHBA-së, shpallet gola-shënuesja më e mirë me 28 gola. Por, edhe klasifikimi në vend të parë i skuadrës së futbollit të të rejave, Cresskill Cougars të Nju Xhersit, u bë fakt, pasi në këtë skuadër, ajo luajti deri në “fair play” dhe mundi si mikpritëse, skuadrën New Milford me 3 golat e shënuara nga ajo.
Ajo çka e bënë edhe më të njohur emrin Floriana Borovës, 16 vjeçare, është fakti se disa herë gazetat sportive, lokale dhe të shtetit, si dhe Federata Amerikane e Futbollit, vazhdimisht e përmendin emrin e saj, si një talente që premton për të ardhmen e futbollit të femrave në SHBA. Një nga llojet e sportit, më të suksesshëm në nivel ndërkombëtar.
Floriana Borova - Flo, siç i thërrasin këtu, është në vitin e fundit(klasën e12-të) në shkollën e mesme në Cresskill, të Nju Xhersit. Ajo është me prejardhje nga Dibra e Madhe ( e lindur në Amerikë).
Në materialin e saj biografik shkruhet se "Është talente e shkëlqyeshme në sportin që ajo ushtron dhe dallohet në klasat sportive të futbollit amerikan, për femrat. Mirëpo, ajo ka qenë e shquar edhe në basketboll dhe mbi të gjitha ka një nivel shembullor në mësime në shkollën ku ajo vijon studimet." Të paktën, këto janë vlerësimet që kanë bërë për Florianën, gazetarët, specialistët e sportit dhe mësuesit e saj, shkruajnë gazetat e Nju Xhersit
Faqja e internetit: www.northjerseysports.com/sports, në Nju Xhersi, në një artikull të saj shkruan se" Ekipi i futbollit për femra në shtetin e Nju Xhersit, i cili mban edhe emrin e qytetit ku skuadra e tyre është e para - Cresskill Courgars, pranon se është krenare që ka në gjirin e saj elemente të tilla, të cilat janë dalluar deri në nivel kombëtar në SHBA, gjatë garave sportive. Pa marrë parasysh se vetëm në garat e shtetit të Nju Xhersit, ato çdo kampionat, vitet e fundit janë në vend të parë."
Floriana Borova, "Pozicioni i kësaj vajze fantaziste, thotë trajneri i saj John Massaro- është të luaj në qendër si sulmuese dhe sipas situatave në lojë Florin, me numrin 8 në fanellë, mund t'a tërheqësh shumë lehtë edhe në mesfushë. Pasi ajo i koordinon mirë lëvizjet në momentet më deçizive në lojë, duke dhënë edhe rezultate të cilat në shumë raste i përkasin vetëm lojës së mirë të saj.
Ajo fatmirësisht ka qëlluar të luaj me një skuadër vajzash - të cilat është e vështirë t'i ndash nga njëra tjetra, për lojën e bukur të tyre dhe plot talente, që kanë bërë gjatë këtyre sesioneve, duke e shpallur disa herë në dekadën e fundit skuadrën e tyre Cresskill Courgars, edhe kampione në futboll të moshave të reja në SHBA-ës."
Ndërkaq, një specialist futbolli, thotë se me Florin kjo skuadër ndjehet më e sigurt gjatë ndeshjes në fushën e blertë. Ai duke pikasur vetit e saj në lojë thotë se Flori, "manovron shumë bukur me topin, ka reflekse duke e ndjerë momentin, dhe reagon me goditje të furishme, sidomos jashtë zonës së 16 metrave, duke tundur rrjetën e protës së kundërshtarit, në disa raste. Andaj ajo është edhe gol-shënuesja më e mirë e ligës së parë të femrave në futboll - për katër vjet në SHBA-ës., me 28 gola"
Çka kemi vërejtur se edhe për Florianën trajneri, dhe specialistët e klubit të futbollit të femrave në futboll - "Cresskill Courgars", shprehen në medien vendase, të mahnitur me suksesin e saj.
Trajneri i saj John Massaro thotë se Flo(Borova)" është shume e thjeshtë e dashur me shoqet e saj dhe e komunikueshme . Ajo gjithnjë jep një kontribut të çmuar në ekip, dhe dallohet për vlerat e saj- prandaj ajo është edhe gola-shënuesja më e mirë, në të gjithë ligën e parë të shtetit të Nju Xhersit."
Floriana, është fëmija e tretë e kësaj familje, ajo ka një vëlla 21 vjeç i quajtur Artan( student në Pace University), një motër 19 vjeçe Diana, dhe një motër tjetër 9 vjeçe që e quajnë Enisa.
Mirëpo, ajo që ka ngritur edhe më shumë krenarinë e saj është se ajo gjithmon ka dëshirë të tregojë edhe prejardhjen e saj si shqiptare, megjithse është e lindur dhe e rritur këtu në Amerikë. Prindërit e saj gjyshi dhe babai kanë emigruar nga Dibra e Madhe. Gjyshi i saj ka qenë një këngëtar mjaft popullor në qytetin e tij dhe i njohur ato vite në viset shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku ai këndojë , bukurisë, dashurisë, patriotizmit e trimërisë shqiptare.
Ai quhet Sulejman Borova ose siç i thërrasin adhuruesit e tij "Sulçja" . Babai i Florianës Muharrem Borova dhe ai është këngëtar. Prandaj zgjodhëm kësaj radhe portretin e kësaj të reje shqiptaro amerikane - sportiste e suksesshme, që jo vetëm dibranët në Amerikë, por çdo shqiptarë kur të shoh emrin e saj dhe mësojë për suksesin e saj - padyshim që është krenar se edhe një vajzë tjetër shqiptare, në SHBA-së, ka treguar me lojën e saj talentin dhe suksesin e një vajze shqiptare në Amerikë. (INA)
|