Beqir Sina/INA
Autoritetet Indoneziane kanë bërë të ditur se janë duke shqyrtuar një kërkesë, të më shumë se 55 mijë njerëzve, për të hequr nga një park në kryeqytetin e saj Xhakarta, statujën e presidentit të 44-të, të SHBA-ve, Barack H. Obama, ku ai portretizohet si një nxënës i shkollës fillore.
Dhe, kjo po ndodh kur nuk kanë kaluar as edhe një muaj pasi statuja e bronzit u zbulua në kryeqytetin e Indonezisë - Xhakartë.
Statuja e quajtur "Little Barry" - për Obamën fëmijë, i është e didikuar Barack Obamës, i cili jetoi në kryeqytetin indonezian Xhakarta, në fund të viteve 1960. Statuja zyrtarishtë, u vendos në Park Menteng në qender të Xhakartës, si një imazh i shkurtër prej nga koha kur ish nxënësi i një shkolle fillore në Indonezi - Xhakartë, sot pas 49 vjeteve, është bërë presidenti i SHBA-ve, shtetit më të fuqishëm në botë.
Kritikët thonë se vendimi për të hequr nga ky vend statujën e Obamës, fëmijë, duhet të ketë ardhur si reagim i një numëri të madh indonezianve, të cilët janë bashkuar me një peticion të 55.000 njerëzve, në një faqe interneti- Facebook, duke bërë thirrje për të hequr statujën.
"Ne kemi diskutuar dy javë rresht, se çfarë të bëjmë me statujën ... se do ta heqim fare, apo do ta zhvendosim diku në një shesh apo rrugë tjetër?, pra ne jemi duke gjetur zgjidhjen më të mirë," tha një zyrtar i lart në Xhakartë, që nuk ka pranuar të jap emrin, për agjencin Dwi - Bintarto.
Në njoftimin e agjencisë Dwi - Bintarto, thuhet se Obama, i cili ka lindur në Hawaii, ka jetuar për katër vjet si një fëmijë në Xhakartë, nga viti 1963 deri në vitin 1967, pasi nëna e tij qe e divorcuar dhe e martuar me një indonezian nga Xhakarta.
Statuja e Bronzët, është vepër nga artistët indonezian dhe përshkruan Obamën nxënës të klasave të para të shkollës indoneziane, i veshur me uniformën e shkollës, ku ai e kreu, pra me pantallona të shkurtra dhe një bluz me krahë të prerë, dhe me një flutur e ulur në dorën e tij të majtë.
"Statuja e Obamës si një fëmijë, nuk është statujë politike, të afërmit dhe miqtë e tij që sponsurizuan ngritjen e kësaj statuje thonë se ajo se është bërë për qëllim qe të motivojnë fëmijët, anemban botës, se duke studiuar shumë dhe mund të realizojnë ëndrra të mëdha," tha Dëi Bintarto.
Anëtarët e grupit të heqjes së statujës në Facebook, thanë se ata nuk duan që statuja e Obamës të jetë aty, pasi siç thonë ata "Obama nuk ka bërë asgjë për Indonezin."
Ata thonë se "Barack Obama, ka ende për të bërë dhe të jap një kontribut të rëndësishëm për kombin indonezian.
Obama ka deklaruar se në nëntor të këtij viti - 2010, ai do të vizitojë Indonezin së bashku me Zonjën e Parë Amerikane Michelle Obama dhe dy vajzat e tij Malia dhe Sasha, për t'i treguar fëmijërinë e tij.
|