INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Dhimitër Pojanaku, mes botës së poetit dhe gjyqtarit  05/02/2010 11:48:48

Poeti i mirënjohur shqiptar, Dhimiter Pojanaku në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA flet për veprën e tij filozofike dhe poezinë e cila është vlerësuar lartë mbrenda dhe jashtë vendit.
Pojanaku është laureat i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Në vitin 2005, për poezinë e veçantë i akordohet titulli "Qytetar nderi i Pogradecit".

INA: Poeti që jeton mes llumit e virgjërisë?!

Pojanaku: Shpirti i poetit është ndërtuar në atë mënyrë që të përballojë ngjarje të vogla e të mëdha, gëzime e dhimbje, të qëndrojë në tavolina të thjeshta e mbretërore, të pijë thjesht një kafe e të bëj tym me një cigare apo ta gdhijë nën gotën me verën e shenjtë, të zhytet mes llumit e virgjërisë. Nga ky zinxhir i pafund, lind poezia e vërtetë! Nëse kjo udhë mbart edhe gabime, poetit i falen! Poeti i le kombit poezi ngjadhënjyese, që tregojnë intelektin e vetë kombit në një kohë të caktuar, e, për një arsye kaq madhore, poeti duhet të çmohet e ruhet më shumë se thesaret!

INA:Pozicioni i shpirtit tuaj vidhet nga valët e detit. Përse?

Pojanaku: Nuk vidhem nga valët e detit, detit i jepem me kënaqësi. Shpirti i poetit lind çdo mëngjes bosh, si një humnerë që duhet të mbushet çdo dite me jetë! Mua deti më mbush menjëherë, sa herë duhet ta përsëris! Kur kam detin afër, muzat dalin për andej e kërcejnë herë në rërën e njomur nga bregu, herë tutje në thellësi.

INA:Ju shfaqni melankolinë për një përpjekje kundër përpjekjes së qiellit! Si shpjegohet kjo ?!

Melankolia është se një nape e brishtë dhe e ngrohtë që mbështjell një fole të sapongritur është një fole ku ngjizet muza poetike. Melankolia i krijon kushte të rritet sa shpejt aq ndadalë…larg syrit të keq. Melankolia ime nuk është një përpjekje kundër qiellit, por qielli është ndihmës i saj, tingujt, ngjyrat, i zgjedhin së toku. Melankolia ima nuk është guackë që më ndan nga bota, përkundrazi është një melankoli që thërret, si një ftesë e re për botën.

INA:Çfarë mes botës së poetit dhe gjyqtarit ?

Pojanaku: Janë dy botë aq të ndryshme sa vetëm shpirti i poetit mund t`i mbajë. Të dënosh sot me burgim apo të falësh, apo të ndash një truall, një shtëpi, dhe në mbrëmje të krijosh një poezi lirike a nuk duken dy botë aq të ndryshme nga jashtë?! Unë jetoj çdo ditë mes këtyre dy botëve, që kur i shoh me një sy e mendim më të thellë, më duket se nuk janë aq të prera me thikë, siç mendoja shumë kohë më parë. Poeti i jep gjyqtarit një elokuencë të admirueshme në gjykim dhe nga grumbulli i streseve, gjyqtari i krijon poetit një duf, i cili shpesh shpërthen e qetësohet në poezi si pranë një limani.

INA:Shpeshherë koha mbetet e habitur nga sjellja jote ?

Pojanaku: Koha nuk ka nge të habitet nga sjellja e njerëzve të zakonshëm. Koha ecën, ta bësh të ndalet e të të vështrojë qoftë për disa sekonda, duhet të bësh bëma të mëdha. Koha është e zgjuar, sqimtare, dhe pa më të vogëlin hile bën zgjedhjen se çka do u përcjellje brezave kohës së caktuar të jetës të një njeriu të caktuar. Duhet mund ta fitosh patjetër këtë betëjë ku shumica dalin të humbur, pasi gënjehen nga fama e çastit, të cilën në shumë raste e stisin vetë. Koha është mjeshtërja më e madhe për të nuhatur e braktisur shkëqimin e rremë sado verbues të jetë ai në çastet e lindjes.

INA:Gjyqtari pas së bukurës apo poeti pas së bukurës ?

Pojanaku: Poeti rend vetiu pas së bukurës. Të gjithë rendin, e bukura, me zërat e circes, i thërret! Por poeti ka atë shqisë që ta shohë të bukurën atje ku askush nuk e sheh, ta ringrerë nga hiçi dhe teksa të tjerët ta shohin të thonë: po kjo sikur ishte me ne, si doli kaq e bukur ? Në profesionin e gjyqtarit bukuritë janë të rralla, pothuaj nuk ekzistojnë. Ka bukuri kur zgjidh një çeshtje dhe pala që ka humbur, bindet, të jep të drejtë. Kjo ndodh rrallë se interesi vetjak e tërheq aq shumë palën humbëse se ka fuqi t`ia pakësojë arsyen. Por edhe kur ndodh ajo që permenda, “fjala e bukur“, 2sht2 tepër larg!

INA:Ku e fsheh naivitetin tënd ?

Pojanaku: Nën buzë. Nuk ka vend më të sigurtë! ( Qesh) Por nëse fsheh naivitetin, siç më pyesni ju, tjetri mund të të verë në pozitë të vështirë, një po ose jo, për një çeshtje diskutimi, e thënë me naivitet, do të shqetësojë më pas, sepse duhet ta veshësh me shpjegim. Pohomi i mosdijes, në shumë raste do ishte një dalje e zgjuar në det të hapur. Unë luaj naivin vetëm kur dua të marr diçka si ushqim për shpirtin tim poetik. Pasi e marr atë që dua, e tregoj lojën, se ndryshe, loja kthehet në hipokrizi dhe kjo nuk ka jetë të gjatë!

INA: C`të motivon të shkruash për dëshperimin ?

Pojanaku: Dëshpërimin e kam stoli të përhershme! Nuk e di përse ai ndjehet mirë në folenë time, ndoshta ngaqë e di se unë nuk dua apo nuk di ta përzë, ndoshta e josh shtrati me pendë rosë, që unë i krijoj, madje kur është i uritur, i vë përpara gjithë të mirat! Por dëshpërimi nuk është i pabesë, ai gjithmonë m`i kthen nderet, herë - herë me vargje brilante. Doni të dëgjoni një rast të tillë: M`u vjetërua trishtimi/ Pas kuintave të zemrës sime/ Me një gozhdë të ndryshkur/ Shkaravit mbi kasën e kitarës.

INA: Cili poet të mundëson të gjesh botën e poetit dhe gjyqtarit? Dhe ju mendoni se mund të gjendet ?!

Pojanaku: Edhe sikur të ekzistoje një i dytë, diku, sado magjik të jetë, nuk mund të të mundësojë të gjesh botën e poetit, të gjyqtarit, ndoshta, e mundëson me lehtë. Çdo poet ka vullkanin e tij, kohen kur shpërthen, qetësohet, sa më shumë shpirti të jetë mbushur me jetë, ose të dije si të mbushet me jetë, koha në qetësi është më e shkurtër. Poeti lind para djepit të tij, e askush s`mund të mundësojë rrugën!

Nëse e keni fjalën për idhuj, duhet ta riformuloni pyetjen e ta shtroni për njëherë tjetër.

INA:Poezitë e Pojanakut kanë normë paqeje dhe qiell hyjnor. Përse?

Pojanaku: Fjalë poezi në vetvete është hyjnore. Një poet e ka hyjnoren brenda tij, por ajo nuk mund t`i jepet, të derdhet në çdo varg, ndryshe gjithë poezitë mbi dhe do ishin hyjnore, çka rrezik ta kthente hyjnoren në të zakonshme. Po të kthehemi direkt tek përgjigjja e pyetjes, do thoje se çdo poezi duhet të ketë normë paqeje. Sa për qiellin, mund t`u them se qielli nuk është gjithnjë hyjnor, bën edhe paudhësi. Kam vite që jetoj me të dhe ja di sekretet.

Doni të dini përse nuk është aq hyjnor?

Qielli i verës/,i mërzitur nga i njëjti diell/ fshihet hatullave/ puth si i çmendur errësirën e virgjër/, naive.

U mjafton kaq?!

INA:Ku është dallimi mes vdekjes dhe ringjalljes ?!

Pojanaku: Në ringjallje shëtit vetëm me shpirt! Pra je më i lehtë, dhe kur je më i lehtë, mund të bësh çfarë të duash, edhe ato që të kanë munguar në gjallje, mund të mos bësh më ato që të janë dukur gabime, apo mund të të pëlqejë t’i përsëritësh. Shkurt, jeton i shkujdesur, bën të mira e paudhësira të këndshme, je i padukshëm, e ndërsa trupi merr moshë, shpirti nuk ka moshë. Nëse do ish kështu, a nuk mund të quhej vdekja, e artë, për ta kërkuar me qiri ?!

INA: Kur gjykon,mendon që brenda vetes ke një juri të moderuar ?!

Pojanaku: Jo mendoj, bëj ç’është e mundur ta gjej! Këtë juri ta sjell së pari geni nga ke ardhur, më pas shkollimi, eskperienca, jeta. Të kesh brenda vetes një juri të moderuar do të thotë të kesh një ndërgjegje aq të kulluar, e cila të çon doemos tek dhënia e një drejtësie mahnitëse. Ashtu si poeti që pa lëndën e jetës nuk shkruan dot poezi, gjyqtari pa një juri të moderusar brenda vetes, zor se mund të japë drejtësi.  Intervistoi: Bujar Plloshtani

prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Aktorja amerikane Angelina Jolie po viziton viktimat e përmbytjeve në Pakistan në cilësinë e ambasadores së vullnetit të mirë të UNHCR-së. (Video: Skynews)
08/09/2010 15:49:42Read More

EKSKLUZIVE
Shaheed: Kosova do të triumfoj edhe në OKB
Çfarë thotë Ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmed Shaheed për Kosovën.
09/09/2010 08:32:00Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET