|
Sot mbërrin nga Bukureshti përgjigja për 13 rastet e tjera të dyshuara me virusin A/H1 N1 në Republikën e Shqipërisë, njoftojnë mediat në Tiranë. Analizat për personat e dyshuar janë dërguar ditën e premte në laboratorin e referencës për Evropën Juglindore ne Rumani nga specialistët e Institutit te Shëndetit Publik, ndërsa të sëmuret i janë nënshtruar mjekimit të duhur duke qenë se janë të dyshuar si mbartës të sëmundjes që ndryshe njihet si gripi i derrit. Në Shqipëri janë konfirmuar 8 raste të kësaj sëmundje, ndërsa mendohet që pjesa më e frikshme e përhapjes se gripit të jetë pikërisht Gushti dhe Shtatori kur fluksi i emigrantëve të arrijë kulmin . Ndërsa mbivendosja në organizmin e njeriut të 2 viruseve të gripit e përkeqëson më shumë gjendjen shëndetësore të. të sëmurëve. Specialistët e infeksionit këshillojnë që në të tilla kushte mënyra më e mirë për parandalimin është aplikimi i vaksinës ndaj influencës sezonale, veçanërisht për moshat e riskut,që janë fëmijët e vegjël, të sëmuret kronike dhe të moshuarit mbi 65 vjec. (INA)
|