INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Aktivistët partiak ikin në kurbet  02/02/2010 15:40:20

Aktivistë partiak, por edhe anëtarë të kryesive partiake nëpër nivele lokale po braktisin me të madhe radhët e partive të tyre, duke ikur në drejtim të vendeve evropiane. Si po ikin të rinjtë pas zhgënjimit nga politika dhe partitë politike shqiptare...

Partitë politike shqiptare me të madhe po braktisen nga të rinjtë shqiptarë, sidomos pas periudhës së fillimit të janarit, me heqjen e vizave. Ky realitet pranohet edhe brenda taboreve politike. Anëtarë të kryesive të degëve, nëndegëve, por edhe forumeve të tjera partiake po braktisin radhët duke shkuar në kurbet.

Vetëm gjatë muajit të kaluar në disa degë e nëndegë në Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Strugë e vendbanime të tjera konfirmohen largime masive të anëtarëve partiak, të cilët nuk ndërrojnë ngjyrimet politike, por braktisin vendin. Zhgënjimi nga politika, premtimet e kota për punësim si dhe paqartësitë që po ndodhin në skenën politike, po detyrojnë të rinjtë që të humbin shpresat nga partitë politike dhe të ikin në drejtim të tokës evropiane. Burhan.L, anëtarë i kryesisë së një partie politike opozitare nënvizon për  agjencinë e lajmeve INA se në pranverë do të ikë drejt Austrisë, ku atje e pret një punë dhe nuk dëshiron më të dëgjojë pë politikë.
 
“Nuk dua të dëgjojë për politikë, mjaft kam humbur, sapo të vijë pranvera do të iki. Edhe pse jam anëtarë kryesie, bile as që do t`i jap llogari dikujt, sepse më kanë shumë borxhe dhe kam humbur shumë duke jetuar me shpresë”, thekson Burhani. Kryetari i organizatës “Illyricum Libertas”, Valon Kurtishi sqaron për agjencinë INA se arsyet se përse të rinjtë apo qytetarët e moshave tjera braktisin partitë politike, sidomos në këtë periudhë kur u dha një mundësi për të ikur jashtë vendit.

“Është një fenomen shumë interesant ikja apo largimi i aktivistëve partiak jashtë vendit. Kjo ka të bëjë sa me dobësitë strukturore të shoqërisë sonë, në veçanti dobësitë ekonomike aq edhe me zhgënjime të natyrave politike e personale. Ka një dëshpërim total ndaj partive politike sepse edhe përkundër angazhimit të aktivistëve nuk ka arritje pozitive. Mungesa e demokracisë së brendshme partiake dhe pamundësia e personave të aftë profesionalisht të arrijnë në poste brenda partive është një arsye tjetër që i bën aktivistët të largohen”, thekson Valon Kurtishi, duke shtuar se si faktorë janë edhe mungesat e natyrave sociale si papunësia apo edhe mosarritja e qëllimeve personale në lidhje me karrierën në politikë apo në synime tjera.

Profesori i çështjeve sociale, prof.dr. Lulzim Murtezani thekson  se realiteti i tillë është i pranishëm në Maqedoni, sidomos tek rinia shqiptare por edhe moshat e tjera më të rritura. “Po sigurisht se po ndodhë kjo, sepse njerëzit në këtë vend e vlerësojnë situatën dhe nuk duan të jenë peng i ngjarjeve të tilla të zymta”, ka theksuar Murtezani. Sipas tij, shumica e të rinjve ikin nga politika dhe humbin shpresat, duke shikuar alternativat e tjera të jetës dhe punës. “Përpos që ikin drejt vendeve të BE-së, qytetarët duan që të jenë sa më larg politikës, duke parë jostabilitet politik dhe mungesë të ofertës serioze për punësim apo rehatim të tyre”, nënvizon sociologu dhe profesori i USHT-së, Lulzim Murtezani.

Organizatat joqeveritare dhe analistët politik këtë dukuri e shohin si rrezik, për shkak se nuk dëmtohet vetëm baza partiake, por edhe interesat e përgjithshme, për shkak se influenca reflektohet me uljen e numrit të shqiptarëve. (INA)

prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Kombetarja shqiptare fitoi në ndeshjen me Luksemburgun duke u ngjitur e para në Grup për Eliminatoret e Euro 2012(VIDEO)
08/09/2010 14:35:56Read More

EKSKLUZIVE
RRUGA SERBE E FERRIT
Serbia, duhet të ndalet definitivisht. Duhet të ndalet më 9 shtator. Në OKB. Pikërisht për rastin e Kosovës, ashtu qysh u ndal edhe më 1999, po për rastin e Kosovës
08/09/2010 12:46:19Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET