INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Analistët: Gruevski po nënçmon dhe injoron partnerët shqiptarë  27/01/2010 13:59:00

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE po vazhdojnë në mënyrë perfekte formulën e menaxhimit të bashkëqeverisjes me partnerët shqiptarë, duke i vendosur partitë e tyre në gjendje inferiore dhe në pozita tejet të nëpërkëmbura. Injorimi, njollosja, marrja e kompetencave dhe obstruksionet e ndryshme janë vetëm disa nga lëvizjet e mirënjohura që VMRO-DPMNE dhe klani i ngushtë udhëheqës i kësaj partie i bëjnë në lojën me partnerin shqiptar në Qeveri.

Gjithë kjo situatë nuk po bllokohet për shkak të mungesës së mekanizmave për bashkëqeverisje të drejtë midis dy partnerëve të më mëdhenj. Por kjo strategji dinake po ndiqet dhe debatohet edhe në qarqet intelektuale shqiptare.
 
Ligjëruesi universitar dhe analisti politik, prof.dr. Jeton Shasivari vlerëson se për të evituar këto probleme me pasoja shqetësuese duhet të mendohet sipas tij për inkorporimin e Badenterit në zgjedhjen dhe funksionimin e Qeverisë. “Unë mendoj se problemi kryesor ndërlidhet me mangësitë e vet sistemit politik, që e pamundësojnë veprimtarinë efektive të partisë shqiptare në Qeveri, sidomos në një situatë aktuale kur VMRO-DPMNE me shumicën absolute asgjë nuk varet nga vullneti politik i partisë shqiptare në pushtet. Është koha të mendohet seriozisht në evitimin e këtyre mangësive, me ç`rast duhet të mendohet inkorporimit i Badenterit në zgjedhjen e Qeverisë në Parlament dhe funksionimin e saj, që do të ishte një mekanizëm i fuqishëm politik, në duart e partisë shqiptare në Qeveri”, nënvizon Shasivari.

Analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi problemin e drejton edhe tek partitë shqiptare, duke i fajësuar ato në masë të madhe. “Nuk është vetëm VMRO-DPMNE që po i injoron dhe shkatërron partitë shqiptare, por ato po i bëjnë të keqen vetes dhe në luftën e ashpër midis tyre, duke ndërruar pozicionet, koalicionet dhe duke vazhduar me gabimet e njëra tjetrës”, ka theksuar Muhamedi.

Sipas tij, partitë shqiptare nuk janë dhe nuk kanë qenë asnjëherë partnerë koalicionesh, por vetëm një lloj tip i koalicionit ku shqiptarët luajnë rolin e “mercenarëve”. VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski politikën e tij perfeksioniste dhe sfiduese ndaj shqiptare fillimisht e arriti me PDSH-në, nga viti 2006, kur kjo parti kaloi në inferioritet dhe injorim të skajshëm. Ndërsa trendi i njëjtë vazhdon edhe në bashkëqeverisjen aktuale me BDI-në, edhe pse kjo parti ka shumicën absolute të votës shqiptare, kundërejt partive të tjera të vogla shqiptare. (INA-24Orë)

prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Kombetarja shqiptare fitoi në ndeshjen me Luksemburgun duke u ngjitur e para në Grup për Eliminatoret e Euro 2012(VIDEO)
08/09/2010 14:35:56Read More

EKSKLUZIVE
RRUGA SERBE E FERRIT
Serbia, duhet të ndalet definitivisht. Duhet të ndalet më 9 shtator. Në OKB. Pikërisht për rastin e Kosovës, ashtu qysh u ndal edhe më 1999, po për rastin e Kosovës
08/09/2010 12:46:19Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET