|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
POWERED BY: |
 |
|
|
|
|
|
|
LAJMI I FUNDIT  |
|
|
|
|
|
LAJM |
|
Ish-spiuni serb filloi misionin e ambasadorit në Shkup |
31/01/2010 11:06:00 |
 |
Tomisllav Gjurin, ambasadori i ri serb filloi misionin zyrtar prej dje në Maqedoni. Presidenti Gjorgji Ivanov pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar serb. Gjurin është i mirënjohur si një nga ish-udhëheqësit e shërbimit ushtarak serb në Serbi dhe një nga funksionarët e lartë të sigurimit shtetëror serb në Ministrinë e Jashtme të Serbisë.
Ai vjen në detyrën e ambasadorit me urdhër dhe propozim të presidentit Boris Tadiç, ndërsa deri tani ka mbajtur pozitën e shefit të sektorit të sigurimit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, edhe pse ai ishte pensionuar nga detyra e zyrtarit të lartë të shërbimit sekret ushtarak të Serbisë dhe në të kaluarën gjatë ish-Jugosllavisë. Në mediat serbe ai është i njohur edhe me lidhjet e tij me vrasësit e ish-presidentit serb Zoran Gjingjiç.
Promovimi i tij nga kabineti i MPJ së Serbisë u bë duke i`a ndryshuar mbiemrin nga Gjurin në Çurin, me qëllim për t`iu shmangur kritikave të opinionit dhe mediave serbe, për shkak të ngjarjeve kontraverse që janë të lidhura me aktivitetin e tij. Ai njihet edhe me propagandën dhe misionet anti-izraelite që janë të shfaqura me shkrimet e tij, ku ka shprehur qëndrimet se hebraikët ishin fajtorë për rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit në ish-RSFJ. Ai këto të dhëna i ka shpalosur në librin “Antisemizmi” të autorit serb Dragan Filipoviç, po ashtu një nga bashkëpunëtorët e forcave paramilitare serbe të Millosheviçit dhe shefi i kabinetit të Radovan Karaxhiçit. Burime shqiptare në Qeveri theksojnë se ardhja e Gjurinit është një tendencë për të forcuar instalimet e shërbimit sekret serb në Maqedoni dhe ringjalljen e ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete që kanë qenë shumë aktive dhe me celula të zgjeruara gjatë ish-Jugosllavisë në territorin e Maqedonisë. (INA)
|
prapa
|
|
|
|
|
| FOTO/VIDEO LAJM |  | | Kombetarja shqiptare fitoi në ndeshjen me Luksemburgun duke u ngjitur e para në Grup për Eliminatoret e Euro 2012(VIDEO) | 08/09/2010 14:35:56 | |
|
| EKSKLUZIVE | | RRUGA SERBE E FERRIT |  | | Serbia, duhet të ndalet definitivisht. Duhet të ndalet më 9 shtator. Në OKB. Pikërisht për rastin e Kosovës, ashtu qysh u ndal edhe më 1999, po për rastin e Kosovës
| 08/09/2010 12:46:19 | |
|
|
|
|
|