|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
POWERED BY: |
 |
|
|
|
|
|
|
LAJMI I FUNDIT  |
|
|
|
|
|
LAJM |
|
Lugina e Preshevës nuk e përjashton bashkimin me Kosovën |
03/08/2009 12:58:04 |
 |
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkimit të saj me Kosovën, në rast të një ndryshimi të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare, njofton BBC.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se në rast të ndryshimit të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare Lugina e Preshevës do të riaktivizonte referendumin e vitit 1992, me të cilën kërkohet bashkimi me Kosovën.
Deklarata e zotit Kamberi pasoi qëndrimin e një ligjvënësi amerikan, Dana Rohrabacher, për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan.
Por mundësia e shkëmbimit të territoreve është kundërshtuar nga sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i cili ka deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet as kushtetuese dhe as politike për një zgjidhje të tillë.
Ai tha se të dyja palët duhet të ulen për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.
Ndërkohë, autoritetet në Prishtinë thonë se nuk ka patur bisedime në nivel ndërkombëtar për shkëmbim territoresh dhe kanë vlerësuar se Beogradi ende nuk është një partner serioz për të biseduar për çfarëdo çështje. /INA/
|
prapa
|
|
|
|
|
| FOTO/VIDEO LAJM |  | | Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, shikon teksa dy liderët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abas, shtrëngojnë duart në shenjë pajtimi për bisedime të reja. (Foto:AP) | 03/09/2010 10:06:37 | |
|
| EKSKLUZIVE | | Kur jemi të bashkuar jemi më të fortë |  | | Ky ka qenë mesazhi që doli nga iftari i përbashkët mes udhëheqësve fetare dhe atyre politik në Shkup, nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. | 03/09/2010 14:33:52 | |
|
|
|
|
|