INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Mediat dhe lëvizjet qytetare sfidojnë partitë politike  31/01/2010 17:07:25

Aktivizimi dhe ngritja e zërit të shoqatave dhe lëvizjeve qytetare shqiptare por edhe roli aktiv i mediave shqiptare për devijimet dhe zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, kanë zhvendosur në hije partitë politike dhe misionin e tyre të përfaqësimit të elektoratit shqiptarë

Mediat në rend të parë, por edhe shoqatat joqeveritare shqiptare janë më aktive edhe në dënimin aktiv dhe si kujdestare të veprimeve të institucioneve dhe ligjeve të miratuara. Publikimi i “Enciklopedisë Maqedonase”, “Ligji selektiv për natalitetin që favorizonte maqedonasit” si dhe së fundi “Mësimi i gjuhës maqedonase nga filloristët shqiptarë”, kanë hasur në kritika të ashpra dhe fushatë agresive nga shoqatat dhe lëvizjet qytetare shqiptare. Pikërisht dorëzimi i ankesave dhe vlerësimi i kushtetutshmërisë së këtyre projekteve ka ardhur pikërisht nga këto lëvizje, të cilat kanë sfiduar partitë politike, por edhe vendimet e institucioneve.
 
Në Maqedoni së fundi duken tejet aktive lëvizjet dhe shoqatat: “ZGJOHU!”, “Illyricum Libertas”, “Realiteti” dhë së fundi lëvizja “Ec”, por duke përfshirë edhe organizata të tjera që kanë veprime në nivel lokal. Artan Grubi nga lëvizja “ZGJOHU!” ka theksuar se është i inkurajuar për lindjen e një shoqërie civile të mirëfilltë tek shqiptarët.

“Po shohim lindjen e një shoqërie civile të mirëfilltë tek shqiptarët, fillën e së cilës i`a dhamë ne si lëvizje. Por edhe më tutje ekziston shqetësimi tek involvimi i partive në themelimin e organizatave dhe lëvizjeve joqeveritare. Nga ana tjetër, ka shqetësime se nëpërmjet OJQ-ve mund të ketë edhe keqpërdorime të tjera që dikush të bëjë agjendë politike”, ka theksuar Artan Grubi, duke shtuar se edhe mediat kanë rolin e tyre të jashtëzakonshëm dhe kontributin duke qenë korrektor dhe kujdestar të anomalive të ndryshme në vend, sidomos sipas tij, për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Analisti dhe komunikologu Sefer Tahiri vlerëson se mediat dhe organizatat joqeveritare po ndërrmarin disa hapa pozitivë duke hapur çështje të rëndësishme dhe duke reaguar ndaj anomalive që ndodhin në shoqëri, përfshirë padrejtësitë qe u bëhen qytetarëve nga organet e shtetit dhe vendimet që merren në dëm të interesave të qytetarëve.

“Por përveç se mund të jenë korrigjues real dhe i duhur ndaj punës së Qeverisë apo partive politike, këto dy sektorë të rëndësishëm të shoqërisë në Maqedoni nuk janë aq të fuqishëm për të ndikuar më shume në vendimmarrjen politike, sepse partitë politike vetëm deklarativisht thonë se janë për partneritet strategjik me mediat dhe OJQ-të. Shoqëria jonë është e politizuar deri në skajshmëri, andaj në një ambient të këtillë media por edhe sektori qytetar nuk e kanë rolin e duhur siç e kanë në shoqëritë perëndimore, pasi atje media dhe OJQ-të kanë rol aktiv e mbi të gjithë reaktiv ndaj shumë fenomeneve negative në shoqëri, jo vetëm politike por edhe në përgjithësi shoqërore”, ka theksuar Sefer Tahiri, gazetar në Radio Evropa e Lirë.

Në Maqedoni funksionon një treg i vogël i mediave në gjuhën shqipe dhe ngritja graduale e shoqatave joqeveritare, mirëpo megjithatë ndikimi i tyre nuk është edhe për t`u nënvlerësuar. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare po vazhdojnë të inkurajojnë këto dy sektorë për të zhvilluar betejat e tyre. (INA)

prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Aktorja amerikane Angelina Jolie po viziton viktimat e përmbytjeve në Pakistan në cilësinë e ambasadores së vullnetit të mirë të UNHCR-së. (Video: Skynews)
08/09/2010 15:49:42Read More

EKSKLUZIVE
Shaheed: Kosova do të triumfoj edhe në OKB
Çfarë thotë Ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmed Shaheed për Kosovën.
09/09/2010 08:32:00Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET