INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Maqedoni, kërkohet zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe  04/02/2010 14:19:58

Intelektualë dhe njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni theksojnë se para se të mësohet gjuha maqedonase nëpër shkollat shqipe nga klasa e parë, fillimisht duhet që Qeveria të bëjë përpjekje maksimale për implementimin e plotë praktik të gjuhës shqipe, si gjuhë të dytë zyrtare

Mosimplementimi praktik i gjuhës shqipe dhe mungesa e një strategjie shtetërore për vënien në zbatim të kësaj gjuhe të dytë në nivel shtetëror, sipas qarqeve intelektuale shqiptare është një përgjegjësi që i takon edhe bashkësisë ndërkombëtare, por edhe partive politike shqiptare, sidomos asaj në pushtet. Ambasadorët dhe organizatat relevante perëndimore në vend së fundi kanë inkurajuar shqiptarët që të mësojnë gjuhën maqedonase, mirëpo duke mos përcaktuar limite kohore.
 
Nga ana tjetër, problemi i implementimit praktik të gjuhës shqipe po haset në çdo nivel të institucioneve, ku po zvarritet dhe po bëhen obstruksione politike dhe teknike. Presionet rreth kësaj çështje po vazhdojnë të jenë të buta, duke mos hapur debat të gjerë në nivel institucional dhe shkencor. Ligjëruesi universitar dhe ish-rektori i UT-së, Fadil Sulejmani nënvizon për  agjecinë e lajmeve INA se faji për këto çështje qëndron pikërisht tek vetë shqiptarët dhe faktori politik.

“Për të gjitha të këqijat dhe dëmet që po na ndodhin fajin e kemi vetë ne. Edhe ndërkombëtarët do të bëjnë aq për ne, sa ne do të bëjmë për vetën tonë, që ta ndryshojmë gjendjen e keqe që po na ngulfat përditë e ma tepër dhe këtë duhet ta aktualizojmë ta problematizojmë, që pastaj edhe faktori ndërkombëtarë të na kushtojë vëmendje”, thekson Sulejmani, duke shtuar se përfundimisht duhet një qasje më aktive dhe më dinamike në shtrimin e problemeve aktuale, duke përfshirë këtu implementimin e plotë të gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare dhe pastaj të diskutohet se a duhet t`i mësojmë gjuhët e njërit tjetrit.

Publicisti Nijazi Muhamedi vlerëson se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e qartë karshi problemeve të krijuara dhe jo të futemi në lojën e talljes me shqiptarët. “Ndërkombëtarët duhet të jenë më të zëshëm të implementohet gjuha shqipe dhe jo t`i jepet mbështetje çështjeve parciale apo të fundit, pasi që dihet se si garantuese të Marrëveshjes së Ohrit janë BE, NATO dhe SHBA. Përfundimisht t`i thuhet jo eksperimenteve dhe të fokusohemi në debatin për implementimin e plotë të zyrtarizimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni”, ka theksuar analisti Muhamedi për agjencinë e lajmeve INA, duke shtuar prapa tendencave të tilla qëndrojnë marrëveshjet e fshehta.

Në institucionet shtetërore të Maqedonisë nuk po gjen zbatim gjuha shqipe, edhe përkundër miratimit të një ligji. Qytetarët theksojnë se nuk vërejnë se ka ndonjë ligj, për shkak se ata vazhdojnë të drejtohen në gjuhën maqedonase Ligji i miratuar për përdorimin e gjuhëve para gati 15 muajve dhe i promovuar tejmase nga koalicioni aktual qeveritar akoma nuk ka gjetur zbatimin e tij praktik. Qytetarët shqiptarë në Maqedoni nuk janë të informuar saktësisht se sa lejon dhe ku lejohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit dhe në çfarë mase është përdorimi i gjuhës së tyre amtare. (INA)

prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Aktorja amerikane Angelina Jolie po viziton viktimat e përmbytjeve në Pakistan në cilësinë e ambasadores së vullnetit të mirë të UNHCR-së. (Video: Skynews)
08/09/2010 15:49:42Read More

EKSKLUZIVE
Shaheed: Kosova do të triumfoj edhe në OKB
Çfarë thotë Ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmed Shaheed për Kosovën.
09/09/2010 08:32:00Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET