KONTAKT
INA - Iliria News Agency
ILIRIA NEWS DOO
Shkup: rr.Gjuro Gjakoviq nr.18/2 1000, Shkup, Maqedoni
tel: +389 70 534 387 +389 75 410 157 zyrë: +389 2 321 30 86
email:info@ina-online.net marketing@ina-online.net
Kosovë: rr.Mitrovicës nr. 17 10000 Prishtinë, Kosovë
Kush jemi ne ?
Agjencia e Lajmeve INA( Iliria News Agency ) është e para në gjuhën shqipe në Maqedoni e themeluar në shtator të vitit 2007 , e cila ka për qëllim informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Ideja për themelimin e kësaj agjencie është mbështetur edhe nga një grup gazetarësh profesionist, që kanë për qëllim avancimin e informimit dhe shpejtësinë e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Sondazhet e fundit për ndjekjen e mediave tregojnë se njerëzit janë shumë sensitiv rreth saktësisë dhe shpejtësisë së lajmit. Andaj në këtë drejtim ne synojmë të përmbushim kushtin kryesor.
Aktivitetet dhe metoda e aplikimit të informimit
Agjencia INA ka kapacitete të nevojshme për të mbuluar ngjarjet në tërë vendin nëpërmjet lajmeve të shpejta.
-Shpejtësia dhe saktësia e publikimit të lajmit, edhe ate duke u bazuar në tajminge rekorde të shpejta;
-Perfeksionimi i mënyrës së transmetimit të lajmit, që të jemi të parët dhe në kohën e duhur të tashme;
-Informimi në sferat e ekonomisë, kronika e zezë, kultura, sporti dhe zhvillime të tjera;
-Analiza, komente, debate dhe life story,
-Pasqyrimi i të gjitha aspekteve shoqërore pa diskriminim, duke mbajtur llogari edhe për grupet specifike shoqërore;
Resurset profesionale në redaksi
Puna jonë bazohet në profesionalizëm dhe përkushtimin për të përmbushur misionin e gazetarit. Stafi i agjencisë INA është një ekip gazetarësh më një përvojë të dalluar profesionale
|